Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kapshticë-800 kg fruta kontrabandë, prangosen një doganier dhe administratori
English

Kapshticë-800 kg fruta kontrabandë, prangosen një doganier dhe administratori

Kapshticë, 1 Qershor, NOA – Po kalonin një sasi frutash kontrabandë në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës dhe ranë në prangat e policisë së Korçës, një doganier, adminstratori i një subjekti në Korçë dhe dy punonjës të këtij subjekti.

Burime nga Policia e Korçës thanë për agjencinë NOA se të arrestuarit tentuan të kalonin një sasi prej 800 kg frutash pa iu nënshtruar rregullave doganore.

Artur Kreka, doganier në Pikën e Kalimit kufitar të Kapshticës, Aurel Çyfeku administratori i firmës Vasport Eksport Import si dhe Refat Ogranaj e Thanas Turtulli janë personat e arrestuar për kapjen e mallit kontrabandë.

Sipas Policisë së Korçës bëhet e ditur se kapja në flagrancë e mjetit me targë KO9997A, që trasportonte fruta për llogari të firmës “Vasport Import-Eksport” në Korçë ndodhi në dalje të trarit në pikën doganore të Kapshticës.

Pas kontrollit të ushtruar policia konstatoi një peshë prej 800 kg frutash të shmangur nga pagesat doganore në kufi.

Mbi doganierin Artur Kreka sipas hetimit në vendngjarje rëndojnë akuzat për kontrabandë dhe korrupsion pasiv.

Ndërsa administratori i firmës Aurel Çyfeku do të hetohet për kontrabandë.

mit/NOA

KOMENTE