Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kongresi Ii Ndërkombëtar-Studentët Shqipfolës Të Mjekësisë, Tashmë Me Një Organizëm Shkencor
English

Kongresi Ii Ndërkombëtar-Studentët Shqipfolës Të Mjekësisë, Tashmë Me Një Organizëm Shkencor

TIRANË, 1 Qershor/ATSH-Eriola Çuko/ - Një bashkim të studentëve shqiptarë të shkencave mjekësore në një organizëm të vetëm me karakter ndërkombëtar shkencor, është qëllimi i Kongresit të II-të Ndërkombëtar të Studentëve të Mjekësisë, që po mbahet në Tiranë nga data 31 maj deri në 4 qershor. Në këtë kongres, sipas Zamira Kalemaj, kryetare e Këshillit Organizativ të Kongresit, marrin pjesë studentë shqipfolës të mjekësisë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe vende të tjera. Gjatë punimeve të tij do të prezantohen mbi 130 tema nga fushat e ndryshme të shkencave mjekësore nga studentë nga shtete si: Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, SHBA, Austri, Spanje, Sri Lanka, Poloni, Itali, Greqi, Gjeorgji, Izrael, Bosnje, Turqi, Ukraina etj. "Punimet shkencore përfaqësojnë një frymë të re brenda sistemit tonë arsimor-mjekësor, duke sjellë një nga ato forma aktivitetesh, që nxisin studentin në një marrëdhënie më të ngushtë dhe më të qartë me profesionin e ardhshëm", thotë Kalemaj. Kongresi II Ndërkombëtar i Studentëve për Shkenca Mjekësore-Tirana 2010 përfaqëson një traditë në vazhdim të Kongresit të I - Kosova 2008, të mbajtur në 28 maj- 1 qershor 2008 në Prishtinë, me mbështetjen e institucioneve shtetërore të Kosovës dhe disa organizma ndërkombëtarë. "Ishte realizimi me sukses i Kongresit të I-rë dhe kërkesa shumë e madhe e studentëve për aktivitete të tilla, ajo që shtyu organizatën "Kiscoms" që Kongresi i II-të të mbahet në Tiranë, në organizim të përbashkët të studentëve shqiptarë nga Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova", pohon Kalemaj. Kongresi i II-të Ndërkombëtar i Studentëve për Shkenca Mjekësore- Tirana 2010 mbahet nën kujdesin e Kryeministrit Sali Berisha, ndërsa për partnerë të organizimit në Shqipëri, ka organizatën mjekësore studentore Almedicus, e krijuar nga nj? grup student?sh t? shkencave mjek?sore pran? Universitetit t? Tiran?s. Nismëtar i mbajtjes së Kongresit për studentët e Mjekësisë është organizata "Kiscoms" Group, e drejtuar nga Xheladin Ujkani, njëherësh koordinator i Kongresit./n.m/
KOMENTE