Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Lezhe: Arrestohet Kryetari I Komunes Se Kolshit Per Abuzim Ne Detyre
English

Lezhe: Arrestohet Kryetari I Komunes Se Kolshit Per Abuzim Ne Detyre

LEZHË, 1 Qershor/ATSH-G. Marku/- Kryetari i komunës së Kolshit në rrethin e Lezhës, Andi Marku është vënë në pranga sot nga forcat e policisë së komisariatit të Lezhës. Zëdhënësja e Drejtorisë së Policisë Qarkut Lezhë, Eliona Nika, tha për ATSH-në se "kryekomunari i Kolshit është arrestuar për llogari të sektorit të Anti-krimit Ekonomik në këtë drejtori, pasi dyshohet për disa abuzime të dyshuara në kryerjen e detyrës, për të cilat ka qënë i penalizuar më parë nga strukturat shtetërore në lidhje me deklarimin e pasurisë". Sipas saj, arrestimi është bërë pas një pune operative e hetimore, duke përdorur mjete speciale të hetimit nga Drejtoria Kundër Krimit Financiar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Sektorin Kundër Krimit Financiar në Drejtorinë e Policisë Qarkut Lezhë, në kuadër të Operacionit "Kolshi". Andi Marku, 35 vjeç, lindur e banues në fshatin Manati, komuna Kolsh të rrethit Lezhë, akuzohet për vepren penale " Korrupsion pasiv i fuksionarëve të lartë shteterorë ose të zgjedhurve vendore". Sipas policise, "arrestimi i tij u bë, pasi i ka kërkuar dhe i ka marrë një shtetasi, banor i komunes Kolsh, një shumë prej 1 milion lekë në këmbim të dhënies së një leje ndërtimi të rrethimit të pronës së tij. /a.ke/
KOMENTE