Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Lindje E Mesme - Flotilja - Okb, Deklarata E Këshillit Të Sigurimit
English

Lindje E Mesme - Flotilja - Okb, Deklarata E Këshillit Të Sigurimit

ROMË, 1 qershor /ATSH-ANSA/ - Më poshtë vijon teksti i deklaratës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së për sulmin izraelit kundër një flote me anije humanitare në Rripin e Gazës, pas një mbledhje të jashtëzakonshme që zgjati rreth 13 orë. "Këshilli i Sigurimit të OKB-së shpreh thellësisht keqardhjen për humbjen e jetëve njerëzore dhe për të plagosurit shkaktuar nga përdorimi i forcës gjatë një operacioni ushtarak izraelit në ujëra ndërkombëtare kundër një flotilje që po udhëtonte drejt Gazas. Këshilli, në këtë kontekst, i dënon këto akte që shkaktuan vdekjen e të paktën dhjetë civilëve dhe shumë të plagosurve dhe shpreh ngushëllimet për familjarët e tyre". Këshilli i Sigurimit kërkon lirimin e menjëhershëm të anijeve dhe të civilëve që mbahen nga Izraeli. Këshilli e nxit Izraelin të autorizojë aksesin e përfaqësive diplomatike për t'i lejuar vendeve të përfshira të riatdhesojnë kufomat dhe të plagosurit sa më parë të jetë e mundur dhe të garantojnë se ndihmat humanitare që transportonte flotilja të mbërrijnë në destinacion. Këshilli i Sigurimit mbështet deklaratën e Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për nevojën e zhvillimit të një hetimi të plotë për ngjarjen dhe kërkon që ky hetim të jetë i shpejtë, i paanshëm, autoritar dhe transparent, konform standardeve ndërkombëtare. Këshilli i Sigurimit thekson se situata në Gaza nuk është e qëndrueshme. Këshilli rithekson rëndësinë e aplikimit të plotë të Rezolutave 1850 dhe 186. Në këtë kuadër, shpreh edhe një herë shqetësimin për situatën humanitare në Gaza dhe thekson nevojën e një fluksi konstant dhe të rregullt të furnizimeve me materiale jetike, qarkullimin e njerëzve si dhe një shpërndarje pa pengesa të ndihmave humanitare për të gjithë Gazan. Këshilli i Sigurimit thekson se e njëjta zgjidhje e konfliktit izraelo-palestinez është një marrëveshje e negociuar ndërmjet palëve dhe rithekson se vetëm formula me dy Shtete, me një Shtet palestinez të pavarur që jeton në paqe dhe siguri përkrah Izraelit dhe fqinjëve të tjerë, mund të sjellë paqen në rajon. Këshilli i Sigurimit mbështet negociatat e drejtpërdrejta dhe shpreh shqetësimin për faktin se incidenti ndodhi gjatë negociatave indirekte dhe i nxit palët të reagojnë me vetëkontroll, duke evituar çdo veprim të njëanshëm dhe provokues, dhe i fton të gjithë partnerët ndërkombëtare të favorizojnë një klimë bashkëpunimi ndërmjet palëve dhe në të gjithë rajonin". /e.v/
KOMENTE