English

Mitrovicë- Ambasadori Britanik Përgëzon Për Menaxhimin E Situatës

PRISHTINË, 1 Qershor /ATSH-B.Jashari/.- Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Andy Sparks, përgëzoi sot kryetarin e komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati, për menaxhimin e mirë të situatës së krijuar të dielën e kaluar në këtë qytet. Zyra e shtypit e komunës bëri të ditur se kryetari Kastrati vlerësoi Policinë e Kosovës për profesionalizimin e treguar atë ditë, kur gjendja arriti të dalë jashtë kontrollit pas provokimit të protestuesve shqiptarë nga ana e serbëve të mbledhur në veri të urës së Ibrit. Gjithashtu ai vlerësoi edhe punën e mirë të bërë nga EULEX-i dhe KFOR-i. Në këtë takim u bisedua edhe për angazhimet që kanë të bëjnë me krijimin e mundësive për kthimin e qytetarëve në pronat e veta, si në veri, ashtu edhe në jug të qytetit të Mitrovicës. Kryetari Kastrati dhe Ambasadori Sparks janë shprehur dakord që të angazhohen konkretisht që të ndihmojnë në këtë drejtim, duke pasur parasysh se kjo ndikon edhe në uljen e tensioneve. /s.s./
KOMENTE