Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Nishani: Inspektimet Ne Prokurori Ne Respekt Te Ligjit
English

Nishani: Inspektimet Ne Prokurori Ne Respekt Te Ligjit

-Gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve për inspektimet në sistemin e prokurorisë për vitin 2009- TIRANË, 1 Qershor/ATSH/ - "Inspektimet në sistemin e prokurorisë kane qenë në respekt të ligjit". Kështu u shpreh sot ministri i Drejtësisë, Bujar Nishani, gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve të Kuvendit, lidhur me rezultatet e inspektimeve tematike të bëra nga kjo ministri në institucionin e Prokurorisë në vitin 2009. Duke raportuar para Komisionit, Nishani tha se "nuk është konstatuar asnjë rast i vetëm kur nga inspektorët e ministrisë të jenë tejkaluar kopetencat, madje as nga vetë prokuroria". Ndërkohë, që sipas tij, rekomandimet për përmirësimin e punës "janë mirëpritur nga prokuroria". Duke paraqitur konkluzionet e raportit, Nishani evidentoi se rastet e shkeljeve te konstatuara ne veprimtarinë e prokurorisë për 2009 kanë pasur tendencë në rënie nga nje vit me parë. Duke folur për problematikën e hasur në këto inspektime, ministri i Drejtësisë shprehu shqetësim për atë që e quajti "mbajtjen në dorë të kallzimeve penale, pa një vendimarrje nga prokurorët për fillimin ose jo të hetimit të saj". Kjo, mund të bëhet shkak për lindjen e dyshimeve për afera korruptive, nënvizoi Nishani. Kreu i ministrisë së Drejtësisë theksoi edhe raportin e prokurorit me Kodin e Procedurës Penale, duke e cilësuar Kodin si një instrument të rëndësishëm në punën e prokurorit, që në rast se neglizhohet mund të sjellë dështimin e punës hetimore. Si probleme të konstatuara nga inspektimet në prokurori, Nishani renditi disa raste të pushimit pa arsye të çështjeve penale, analizën e njëanëshme të çështjes apo zvarritjen e afateve hetimore, konstatime këto në disa prokurori si në atë të Kavajës Shkodrës, Tiranës apo Beratit. Seanca e zhvilluar sot në Komisionin e Ligjeve u shoqërua me debate të shumta nga deputetet e pozitës dhe opozitës, të cilët ndanë qëndrime të kundërta për inspektimet e Ministrisë së Drejtësisë. Kështu, përfaqësues të maxhorancës, deputetët Dashamir Sula, Eduart Halimi, etj, duke vlerësuar punën e ministrisë, e nxitën atë për të forcuar bashkëpunimin me prokurorinë dhe organet e tjera të drejtësisë si për realizimin e reformës në këtë sistem, ashtu edhe për rritjen e efikasitetit në luftën kundër krimit, sidomos atij të organizuar dhe korrupsionit. Ndërsa, përfaqësues të opozitës, deputetët Saimir Tahiri, Shegushe Ligori, etj, duke shprehur rezerva për inspektimet e Ministrisë së Drejtësisë, i cilësuan ato si jo profesionale dhe si mjet presioni ndaj prokurorisë./a.m/s.s./
KOMENTE