Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Nuamah: Ekonomia Shqiptare Po Zhvillohet
English

Nuamah: Ekonomia Shqiptare Po Zhvillohet

TIRANE 1 Qershor/ATSH-A.Gjonaj/- Përfaqësuesja e Bankës Botërore në Tiranë, Camille Nuamah, deklaroi se Shqipëria e sheh veten si një ekonomi që po zhvillohet, e ndihmuar kjo edhe nga pasja e qënësishme e burimeve natyrore dhe njerëzore dhe e një pozicioni strategjik. Në konferencën e II-të "Shqipëri-Banka Botërore, për zhvillimin e ekonomisë", që po nisi sot punimet në Tiranë, ishte i pranishëm edhe Kryeministri Sali Berisha. "Ekonomia shqiptare është një ekonomi që po zhvillohet nga një periudhë tranzicioni drejt një bote me një pasiguri shumë më të madhe", tha Nuamah, duke shtuar se "qeveria duhet të përqëndrohet në sfida afatshkurtra dhe afatgjata për të arritur potencialin e saj në këtë situatë". Së bashku me sfidat politike të qeverisë në kuadër të integrimit europian, Nuamah u shpreh se kriteret ekonomike përfshijnë ekzistencën e ekonomisë funksionale të tregut si dhe kapacitetin për t'u përballur me presionet konkurruese dhe forcat e tregut brenda BE-së. Kryeministri Sali Berisha, i pranishëm në konferencë, tha se "qeveria do të bëjë çdo përpjekje për përmirësimin e klimës së biznesit, konsolidimin e shtetit ligjor dhe për një luftë me zero tolerancë ndaj korrupsionit, si mënyra më e mirë për zhvillimin e vendit". Ndërsa ministri i Financave, Ridvan Bode, theksoi se pavarësisht efekteve të krizës ekonomike globale, ekonomia shqiptare nuk u zhyt në recension. "Qeveria shqiptare po ndërmerr një sërë masash për kthimin në trendet e rritjes ekonomike të para krizës", tha Bode. Ndër to, Bode renditi stimujt e fortë fiskalë, rritjen e investimeve publike, programe konkurrueshmërie për sektorët e energjetikës, bujqësisë dhe turizmit, por edhe rritjen e pagave dhe pensioneve. Kreu i Financave publike i kërkoi sistemit bankar të rrisë kreditimin për ekonominë reale dhe të ulë normat e interesit për kreditë në të njëjtën masë sa norma e rentabilitetit ekonomik të bizneseve private. Konferenca e II-të "Shqipëri-Bankë Botërore për zhvillimin e ekonomisë" nisi sot punimet e saj dyditore në Tiranë. Edicioni i parë i kësaj konference u organizua në vitin 2008. "Ne synojmë që më këtë eveniment të japim kontribut në drejtim të procesit të zhvillimi të eknomisë shqiptare", tha Nuamah. Ekspertë dhe studiues nga Shqipëria dhe Banka Botërore do të prezantojnë dhe diskutojnë mbi raportet dhe studimet e fundit rajonale dhe ato specifike mbi Shqipërinë rreth temave që përfshijnë: financimin e rritjes në Evropën e post-krizës, maksimizimin e investimeve të huaja direkte në Shqipëri, rritjen e produktivitetit, aftësitë, risite dhe teknologjinë, sektori energjetik në shërbim të rritjes, marrëdhënien mes rritjes dhe qeverisjes, sigurimi i një rritjeje gjithëpërfshirëse etj./s.s./
KOMENTE