Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pasqyra E Shtypit Shqiptar
English

Pasqyra E Shtypit Shqiptar

TIRANË, 1 Qershor/ATSH/- Më poshtë vijojnë disa nga titujt kryesorë të shtypit shqiptar për ditën e sotme, e martë, 1 Qershor 2010 Gazeta "Koha Jonë" RAMIZ ALIA TË PËRGJIGJET PËR MASAKRËN E TIVARIT Akuza të forta të kreut të qeverisë ndaj ish- presidentit më të fundit komunist. Berisha kërkon që parlamenti të ndalet te masakra e Luftës së II-të Botërore, ku u vranë 4300 shqiptarë dhe Ramiz Alia të përgjigjet për krimin më mostruoz në Ballkan. Reagon ish-presidenti: Berisha bën sikur i di të gjitha. Tituj të tjerë: Nisin provimet e Maturës- Gjithçka duhet të dini Dina : E ardhmja varet nga provimet Rajmonda Bulku: Pse e refuzova medaljen para 15 vjetësh Gazeta " Shqip" Gazeta Panorama ZGJIDHJA E KRIZËS; PD - PS NEGOCIATA TË FSHEHTA NË BRUKSEL Deputeti i PS-së, Damian Gjiknuri dhe shefi i kabinetit të Kryeministrit Berisha, Oerd Bylykbashi ndodhen prej dy ditësh në Bruksel duke negociuar nën arbitrimin e ekspertëve të BE për zgjidhjen e krizës politike. Afati dy javor i vendosur nga Bashkimi Evropian po skadon, ndërsa ende nuk është gjetur një zgjidhje për krizën. Shefi i delegacionit europarlamentar për Ballkanin, Kukan: Kriza të zgjidhet para samitit të Sarajevës. Tituj të tjerë Berisha paralajmëron me burg për genocide Ramiz Alinë; Genocid me masakrën e Tivarit Dekretet e Topit për gjykatën e lartë, PD: Votimi i hapur Arrestohen për korrupsion 5 policë rrugorë Policia 3 milion lekë për të gjetur Bleonën 6 vjeçare GRUPI I PD -së NDRYSHON RREGULLOREN "Do hetohen kandidaturat për Gjykatën Kushtetuese dhe të Lartë. Maxhoranca vendosi dje të "hetojë" në mënyrë të plotë dhe transparente kandidaturat e institucionëve kushtetuese, për të shoshitur çdo qëndrim, i cili i konsideron të përcipta seancat dëgjimore të organizuara nga Komisioni Parlamentar i Ligjeve. Tituj të tjerë Europianizimi i Ballkanit dhe takimi i Sarajevës Dy pleq vëllezër vrasin njëri- tjetrin për pronën Vrasja e Fatmir Xhindit, gjendet pas një viti provat Gazeta "Shqiptare" ZONJAT E KOSOVËS, SI I NJOHËM BURRAT TANË GJATË KOHËS SË LUFTËS Nezafete Sejdiu: Me Fatmirin u njoha me shkesi. Sevdije Krasniqi : Jakupin e simpatizova kur e dënuan me 15 vite burg Lumnije Thaçi : Hashimin e njoha gjatë luftës sonë, kur ai iku në Shqipëri Anita Haradinaj : Unë gazetarja që rashë në dashuri kur intervistova Ramushin. Gazeta "Shekulli" BE: PA MARRËVESHJE NUK KA VIZA Parlamenti Europian paralajmëron se nuk do të ketë liberalizim vizash, nëse nuk arrihet marrëveshja politike për hetimin e zgjedhjeve. Kukan: Opozita tregoi vullnet politik kur mbylli grevën. Tani radha e qeverisë. Titujt të tjerë të kësaj gazete: Korçë/ Pranga katër rrugorëve, merrnin ryshfet. Shkodër/ Tragjedia, vëllezërit vrasi njëri-tjetrin. Propozimi të rriten taksat për duhanin. Gazeta "55" VIZAT, ZGJEDHJET DHE REFORMAT AUTOSTRADAT E SUKSESIT TË SHQIPËRISË Kryeministri Berisha klasifikon lëvizjen e lirë, përmbushjen e standardeve të zgjedhjeve dhe intesifikimin e reformave strukturore si autostradat e rëndësishme që po e afrojnë vendin tek statusi i marrjes së vendit kandidat për në BE. Tituj të tjerë: Ramiz Alia përkrahës i Edi Ramës, duhet të japë përgjigje për masakrën e "Tivarit" Fratini: Objektivi i Evropës, zgjerimi i shpejtë i vendeve të Ballkanit Perendimor /m.sh/
KOMENTE