English

Poloni - Publikohet Përmbajtja E Njërës Prej Kutive Të Zeza Të Avionit Presidencial

VARSHAVË, 1 qershor /ATSH-AFP/ - Autoritetet polake publikuan sot transkriptimin e plotë nga regjistruesi i bisedimeve në kabinën e avionit të presidentit polak Lech Kaczynski që u rrëzua më 10 prill në Rusi. Trankriptimi i 40 minutave të fundit të fluturimit duket se konfirmon tezën, sipas së cilës pilotët e avionit kanë neglizhuar disa sinjale të indikatorëve automatikë të aparatit të tyre. "Ngjitu lart, ngjitu lart, dëgjohet disa herë në 20 sekondat e fundit të fluturimit. Por kjo komandë nuk duket se ka shkaktuar reagime tek pilotët para momenteve të fudnit'', sipas tekstit të publikuar në version integral, në rusisht dhe polonisht./ /ec/ a.jor.
KOMENTE