English

Rusi-Be - Medvedev: Të Gatshëm T'I Heqim Vizat Me Brukselin

ROSTOV MBI DON, 1 qershor /ATSH-ANSA/ - Rusia është e gatshme të heqë procedurat e regjimit të vizave me Bashkimin Evropian dhe tashmë i ka dërguar Brukselit një projektmarrëveshje për këtë çështje, njoftoi sot presidenti rus Dmitri Medvedev gjatë konferencës përfundimtare për shtyp të samitit Rusi-BE që u zhvillua në Rostov mbi Don të Rusisë. Ndërkohë Moska dhe Brukseli kanë arritur në një marrëveshje për mbrojtjen e informacioneve sekrete, e cila u nënshkrua nga kreu i shërbimeve sekrete ruse (FSB), Sergei Smirnov dhe përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Catherine Ashton. Ndër të tjera është nënshkruar edhe një deklaratë e përbashkët për nisjen e një partneriteti për modernizimin, që promovon reformat dhe rritjen e konkurrencës. Partneriteti, siç u njoftua në konferencën përfundimtare për shtyp, do të bazohet në rezultatet e arritura në katër hapësirat e përbashkëta Rusi-BE. Kjo iniciativë ishte njoftuar më parë në samitin e Stokholmit. /e.v/
KOMENTE