Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Samiti i Sarajevës, çfarë pret Shqipëria?
English

Samiti i Sarajevës, çfarë pret Shqipëria?

Sarajevë, 1 Qershor, NOA – Takimi i nivelit të lartë BE-Ballkan Perëndimor, i cili fillon punimet më 2 qershor në Sarajevë, pritet të rikonfirmojë perspektivën evropiane të rajonit dhe të mbështetjes së BE ndaj kësaj perspektive.

Kur në nëntor të vitit 2000, në samitin e Zagrebit, të zhvilluar menjëherë pas krizës së Kosovës, Ballkanit Perëndimor iu ofrua perspektiva e kalimit nga zgjidhja e konflikteve në atë të Marrëveshjeve të Stabilizim-Asocimit me BE, vetëm optimistët përfytyruan se ku do të kishte arritur kjo perspektivë 10 vjet më pas.

Progresi i këtyre vendeve, ndonëse jo i njëtrajtshëm, në vitin 2010 shfaqet me zbatimin e MSA, liberalizimin e vizave apo kërkesat për statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE. Pikërisht bilancin 10 vjeçar të ecurisë dhe rrugës së përbashkët për të përballuar sfidat e radhës drejt integrimit pritet të bëjë takimi i nivelit të lartë i 2 qershorit në Sarajevë.

Bashkimi Evropian dhe Ballkani Perëndimor - rikonfirmim i perspektivës

Ilda Zhulali, drejtore e Përgjithshme për çështjet evropiane në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, anëtare e delegacionit, të kryesuar nga zv/kryeministri dhe ministri i Jashtëm Ilir Meta, shpjegon se çfarë pret Shqipëria në veçanti dhe rajoni në përgjithësi nga takimi i 2 qershorit në Sarajevë. Zhulali: “Rikonfirmim të perspektivës evropiane të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor. Nëse kthehemi në retrospektivë do të shohim që të gjitha vendet e rajonit kanë bërë një progres të jashtëzakonshëm në proceset integruese evropiane. Shqipëria ka paraqitur tanimë kërkesën për të marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim, që do të merret në shqyrtim dhe presim që shumë shpejt ta kemi këtë status. Ndërkohë që vende të tjera të rajonit janë pak më para, në të njëjtin stad apo më pas se Shqipëria”.

Përqasje rajonale - progres sipas meritave individuale të secilit vend

Perspektiva e përbashkët nxit edhe bashkëpunimin rajonal dhe përqasjen rajonale të përballimit të sfidave të integrimit. Por në këtë përqasje secili vend ka qëndrimin e vet. Qëndrimi i Shqipërisë, sipas Zhulalit do jetë ai i përmbushjes së kërkesave të BE por edhe i vlerësimit të saj sipas progresit individual. "Dua të them që ne e kuptojmë politikën e kushtëzimit, që BE ka vendosur ndaj vendeve të rajonit pasi ajo na ndihmon të realizojmë reformat e duhura, sidomos në drejtim të përmirësimit të standardeve të jetesës së qytetarëve shqiptarë. Por kërkesa jonë është që vlerësimi për progresin në procesin integrues evropian të jetë vetëm në bazë të meritës individuale në përmbushjen e kritereve dhe kushteve të Kopenhagës dhe të konfirmuara, 10 vjet më parë, në deklaratën përfundimtare të Samitit të Zagrebit”.

Rikonfirmim i perspektivës europiane të Kosovës

Pjesëmarrja e Kosovës dhe mospërjashtimi nga Takimi i Sarajevës i asnjë vendi të rajonit është një dëshmi kuptimplote e frymës së përqasjes gjithë përfshirëse që BE duket se kërkon të injektojë.

Ilda Zhulali vlerëson në mënyrë të posaçme pjesëmarrjen e Kosovës në takimin e nivelit të lartë të 2 qershorit në Sarajevë. Kosova në këtë takim do të ketë rastin të shpalosë pikëpamjet e saj, mënyrën sesi ajo e mendon të ardhmen e saj evropiane, vë në dukje drejtoresha e Përgjithshme për çështjet evropiane në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Shqipërisë.

"E sigurtë është që e ardhmja evropiane e Kosovës nuk është vënë kurrë në dyshim dhe ajo rikonfirmohet edhe me pjesëmarrjen në këtë takim” pohon Zhulali.

Sarajeva - një rast më shumë që BE të nxisë reformat në Ballkanin Perëndimor

Takimi i nivelit të lartë të Sarajevës pritet të jetë jo vetëm një rikonfirmim i mbështetjes së BE ndaj gjithë rajonit që aspiron të jetë një ditë anëtar i tij. Medalja ka edhe anën tjetër: angazhimin e vendeve të rajonit për të përmbushur kërkesat dhe kriteret e BE-së për progres në këtë proces. Në këtë drejtim lokomotiva mbeten reformat dhe vetëm reformat, thotë Ilda Zhulali.

“Sarajeva pritet të japë një shtysë të re reformave të brendshme në vend që janë pjesa më e rëndësishme e procesit të integrimit evropian. Vetëm me realizimin e reformave, Shqipëria do të mund të përshpejtojë procesin e saj dhe të anëtarësohet sa më shpejt në BE”.

DVelle

KOMENTE