Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sport-Futboll/ Josip Kuzhe: Ndeshja Me Andorrën, Testi I Radhës Për Evropianin
English

Sport-Futboll/ Josip Kuzhe: "Ndeshja Me Andorrën, Testi I Radhës Për Evropianin"

TIRANË, 1 Qershor /ATSH- Gjergji Mima/ - Trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Josip Kuzhe, u shpreh sot në një konferencë për shtyp në hotel "Dyrrah" në Durrës, se ndeshja e nesërme ndaj Andorrës do të jetë e rëndësishme, pasi do të testohen disa lojtarë të rinj në prag të eliminatoreve për Kampionatin Evropian të vitit 2012, që do të zhvillohet në Poloni dhe Ukrainë. Shqipëria bën pjesë në grupin D në këto eliminatore, së bashku me Francën, Bjellorusinë, Bosnjen, Rumaninë dhe Luksemburgun dhe Kuzhe ka ndjekur gjatë këtyre ditëve disa ndeshje të kundërshtarëve tanë, të cilët kanë humbur në miqësoret e tyre. "Francën e konsideroj si më të vështirën e grupit. Pashë ndeshjen mes Bjellorusisë dhe Hondurasit, të zhvilluar në Austri javën e shkuar dhe kundërshtarët tanë më lanë përshtypje të mirë. Edhe takimet miqësore që kemi zgjedhur janë pikërisht testim për eliminatoret ndaj këtyre lloj skuadrave", tha Kuzhe. Nisur nga fakti që katër titullarë të ekipit Kombëtar si Lorik Cana, Debatik Curri, Erjon Bogdani dhe Armend Dallku do të mungojnë në miqësoren ndaj Andorrës, Kuzhe ka theksuar se kjo nuk do të jetë një problem. "Sigurisht që mungesa e 4 titullarëve është mjaft e rëndësishme për ekipin tonë, por unë llogaris që në eliminatoret e adhshme do të luajmë me 22 apo 23 futbollistë dhe normalisht që duhet t'i jepet mundësia që të luajnë të gjithë. Kam besim tek të gjithë lojtarët që kam në grumbullim dhe nuk besoj se mungesa e 4 titullarëve do të jetë kaq e rëndësishme", tha Kuzhe. Ndërkohë, kroati i pankinës shqiptare zbuloi edhe formacionin me të cilin Shqipëria do të luajë nesër. Në portë do të luajë sërish Hidi. Në krahët e mbrojtjes do të luajnë Vangeli dhe Agolli, ndërsa në qendër të mbrojtjes do të jetë një dyshe e kampionatit shqiptar, e përbërë nga mbrojtësi i Besës, Endri Vrapi dhe mbrojtësi i Tiranës, Andi Lila. Në mesfushë do të jenë Bulku, Duro Hyka, Skela, ndërsa në sulm do të luajë dyshja Salihi Kapllani. Sot në orën 18:00 Kombëtarja shqiptare do të zhvillojë stërvitjen e fundit në qytetin e Durrësit, ndërsa nesër do të zhvillojë takimin miqësor ndaj Andorrës në orën 20:00 në stadiumin kombëtar "Qemal Stafa"./s.s./
KOMENTE