Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topalli:As Bllokmenët E Vjetër Dhe As Të Rinjtë, Nuk Mund Të Pengojnë Integrimin E Vendit
English

Topalli:As Bllokmenët E Vjetër Dhe As Të Rinjtë, Nuk Mund Të Pengojnë Integrimin E Vendit

- Gjatë një takimi me fëmjët në qytetin e Shkodrës - TIRANË, 1 Qershor/ATSH/.- Gëzimin dhe harenë fëminore të 1 Qershorit, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, e përjetoi sot mes fëmijëve të Shkodrës, një qytet me traditë unike për festimin e kësaj dite. Në një atmosferë të veçantë festive, vogëlushët, nxënësit e shkollave 9-vjecare të qytetit së bashku me prindërit dhe qytetarë të tjerë të Shkodrës, mikpritën kryetaren e Kuvendit në një spektakël të pasur artistik dhe sportiv. Kryetarja e Kuvendit, duke i uruar suksese dhe jetë të shëndetshme fëmijëve të gjithë Shqipërisë, tha se ata ndihen tashmë të barabartë me të gjithë bashkëmoshatarët e tyre në Evropë, sepse fëmijët shqiptarë kanë shpirtin, mendjen dhe zemrën evropiane. Znj. Topalli i përgëzoi fëmijët për vitet e lumtura dhe me fat që po jetojnë në Shqipërinë anëtare të NATO-s dhe në prag të heqjes së vizave. "Këta fëmijë, tha Kryetarja e Kuvendit, do të kenë mundësi të lëvizin të lirë në Evropë, dikur një ëndër për prindërit e tyre, por tashmë afër realitetit, falë reformave, punës dhe guximit të jashtëzakonshëm të çdo shqiptari". Kryetarja e Kuvendit tha se vendimi historik i KE-së, rekomandimi për heqjen e vizave me Shqipërinë, ështe një premtim mbajtur i qeverisë. "Vendimi i 27 Majit erdhi, pasi ne shqiptarët realizuam më 28 qershor zgjedhjet më të mira, që janë mbajtur ndonjëherë në Shqipëri. 27 Maji është së pari vendimi i premtuar, së dyti premtimi i mbajtur dhe sepse ne realizuam zgjedhje me standarde që plotësonin shumicën e kërkesave të OSBE/ODHIR-it. Mbi të gjitha, sepse gjatë kësaj periudhe ne shqiptarët, secili prej jush, kemi realizuar të gjitha kushtet dhe detyrimet që KE dhe BE na kishin vënë. Me vendimin e 27 Majit, ne kemi plotësuar detyrimet tona", u shpreh kryetarja Topalli. Ajo tha se e tashmja dhe perspektiva e sigurt evropiane e fëmijëve nuk mund të pengohet nga askush dhe me këtë rast kryetarja e Kuvendit lëshoi një apel për kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama. "Kanë qenë 9 muaj, në të cilët Edvin Rama ka bërë çdo përpjekje që të mos arrihej 27 Maji, dita, në të cilën komisionerja Malstrom u tha shqiptarëve se "është merita juaj, se ju keni bërë një punë të madhe, një punë të fortë, keni bërë një punë të jashtëzakonshme", tha ajo. "I them sot Edvin Ramës nga ky qytet, që ka vuajtur më shumë se çdo qytet tjetër nga regjimi komunist, se nuk mund të kthehen më as bllokmenët e vjetër, as bllokmenët e rinj, të cilët mund të pengojnë rrugën e integrimit të Shqipërisë", u shpreh Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli./a.s//a.ke/
KOMENTE