Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Turizem/ Elbasan: Pasurite E Resurseve Turistike
English

Turizem/ Elbasan: Pasurite E Resurseve Turistike

ELBASAN, 1 Qershor /ATSH-Miranda Sadiku/ - Turizmi në zonën e Elbasanit ka rëndësi jo vetëm për vlerën ekonomike, por dhe për vlerat kulturore, historike bashkë me bukuritë natyrore. "Rrapi i Mansit", "Ulliri i Qejfit", "Kroi i Kalit", "Burimi i Bankës", "Busheku", "Labinoti Fushë", "Krasta e Madhe" , "Llixha", "Liqenet e Dumresë", fshehin perla për vizitorët, që të shoqëruara me histori dhe legjenda shumë shekullore, janë origjinale në specifikat e tyre. Drejtori i Muzeut Etnografik të Elbasanit, Kreshnik Belegu ndërsa flet për to, shton se janë shumë arsye, që po e bëjnë Elbasanin një nga qytetet më të preferuar për turistët e huaj. Sipas tij, "Elbasani ka resurse të shumta që mund t'i joshin turistët për t'a vizituar. Një inkurajim të madh për të bërë gjithçka duhet për turistët kanë qenë edhe vlerësimet e shkëlqyera të diplomatëve të huaj në Shqipëri midis të cilëve edhe ambasadori Xhon Withers". Përveç pasurisë së çmuar të trashëgimisë kulturore, zbulimi i mozaikut në qendër të qytetit, jo shumë larg mureve rrethuese të Kalasë së lashtë i ka dhënë së fundi një hov turizimit kulturor në Elbasan, qytet që ofron pasuri historike e kulturore, qendra arkeologjike, objekte historike, muzeun etnografik, objektet e kultit, banesat karakteristike qytetare elbasanase, etj. -Dumreja dhe liqenet e saj karstikë- Dumreja e Elbasanit me afro 85 liqene karstike është një nga bukuritë e rralla të Mesdheut. Pozicioni i shkëlqyer gjeografik e tepër i favorshëm i saj ka premisa për t'u zhvilluar në çdo aspekt e për t'u kthyer në një zonë të lakmueshme si për turistët, edhe për biznesin. Për këdo që dëshiron të shohë nga afër mrekullitë që natyra i ka falur zonës së Dumresë nuk është aspak e vështirë që të shkojë deri atje. Ndërsa gatimi cilësisht i mirë dhe shërbimi i kulturuar të bëjnë të shplodhesh e ta marrësh rrugën plot energji e freski drejt qytetit të Belshit, që shfaqet mjaft piktoresk nga kthesa e rrugës që të çon në qendër të tij. Liqeni buzë qytetit dhe vilat e reja të banorëve të rinj e të vjetër e kanë bërë edhe më të bukur. -Krasta e Madhe, në prag të një parku turistik - Këshilli i Qarkut ka gati një projekt për kthimin e Krastës së Madhe në një park rajonal turistik. Kreu i Këshillit të Qarkut, Blendi Himçi, pohon për ATSH se "projekti bazohet në katër elementë kryesorë të infrastrukturës, në rrugë kryesore nga kryqëzimi i shinave të trenit deri në pllajën sipër Kodrës së Krastës së Madhe, një rrugë e asfaltuar me dy kalime me trotuar dhe ndriçim përkatës, projekti për ujrat e zeza, si dhe për dërgimin e energjisë elektrike që do të shërbejë për lidhjen e rrjetit telefonik". Zona e pyllëzuar ndodhet 1,5 km në lindje të qytetit te Elbasanit dhe është pyllëzuar gjatë periudhës 1959-1969 me pishë të egër dhe të butë. Llixha, mes vlerave kurative dhe turistike - Rreth 12 kilometra larg qytetit ndodhet Llixha, e cila ruan vetëm erën e squfurit karakteristike edhe për ata që nuk e dinë të jep të kuptosh se je duke iu afruar qytezës së Llixhave, që ofron pamje mahnitëse. Kodra dushkore rreth e rreth i japin Llixhave freskinë dhe bukurinë joshëse me dhjetra lokale piktoreskë mbi kodra e në faqe kodrash. Në të djathtë e në të majtë, hotele të vjetër e të rinj, që ndërrojnë banorët e tyre dy herë në muaj, sikurse e gjithë qyteza që bën një ndërrim të tillë, pasi vizitorët dhe pacientët, preferojnë sa hotelet, aq edhe banesat private. Intinerar turistik edhe përgjatë via Egnatia-s Intinerari përgjatë rrugës Egnatia, kalatë, stacioni "Ad Kuintum", jeta e trevës në periudhën e bronzit të hershëm, janë të tjera pika interesante turistike. Ato vijojnë me monumentet paleokristiane, bazilikat, objektet e kultit musliman, e të krishterë, veçanërisht në kisha ku pikturoi Onufri në shekullin e XVI. E teksa përshkon tërë këto pika turistike dhe arkeologjike në Elbasan, ndalesh në qendër të tij, ku të shfaqet madhështore kalaja. Ky kompleks në kuadër të një projekti mes Universiteteve të Elbasanit, Pizës (Itali) si edhe Bashkisë së Elbasanit pritet të kthehet në gjendjen e një qyteti antik në ditet e sotme./ch/
KOMENTE