Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Turizem/ Rusët Dhe Ukrainasit Pa Viza Drejt Shqipërisë, Impakt Pozitiv Në Turizëm
English

Turizem/ Rusët Dhe Ukrainasit Pa Viza Drejt Shqipërisë, Impakt Pozitiv Në Turizëm

TIRANE 1 Qershor/ATSH-A.Gjonaj/- Vendim i fundit i marrë nga qeveria ku gjatë stinës së verës, shtetasit rusë dhe ukrahinas mund të udhëtojnë drejt Shqipërisë pa viza nga 30 maji deri me 31 tetor, është mirëpritur nga agjencitë turistike shqiptare. Në një prononcim sot për ATSH-në, Kryetari i Unionit të Operatorëve Turistikë Shqiptarë, Sadik Malaj u shpreh se "ky vendim i qeverisë, jep një impakt pozitiv në sektorin e turizmit". "Vendimi i qeverisë për liberalizimin e vizave me Rusinë dhe Ukrainën ka marrë shkas nga rritja e numrit të shtetasve të këtyre dy vendeve në Shqipëri vitet e mëparshme", thotë ai. "Për vitin 2009, nga 50 mijë vizitorë një ditorë që hynë në Shqipëri nga pika doganore e Muriqanit, 70 % ose 35 mijë e tyre kanë qënë shtetas rus dhe ukrainas", tha Malaj. Malaj thekson se vizitat e tyre në Shqipëri kanë qënë një ditore dhe kjo lidhet me faktin se rusët dhe ukrainasit janë shumë prezent në Kroaci dhe Mal të Zi, vende ku gjatë sezonit turisitik, 80 % e vizitorëve vijnë nga vendet e ish- republikave sovjetike. Por edhe pse vizita një-ditore të këtyre grupimeve turistike, Malaj vlerëson se duke qënë se bëhet fjalë për një numër relativisht i lartë, shërbimet me dreka dhe darka në restorante, apo blerjet e suvenireve e pijeve kanë ndikuar pozitivisht në rritjen e të ardhurave në vendin tonë. Ai u shpreh se ky fenomen është i përvitshëm dhe presioni nga operatorët rusë drejt atyre shqiptarë po vjen në rritje. "Ne do të donim që ky regjim pa viza të vendosej duke filluar nga fundi i muajit prill, pasi dhe fitimet tona do të ishin më të larta", tha Malaj. Ai shton se "i kemi propozuar qeverisë heqjen e regjimit të vizave edhe me vendet e tjera ish- sovjetike si Moldavi dhe Bjellorusi, pasi dhe vendet në kufi me ne, si Kroacia, Mali i Zi, Maqeonia janë një ose dy hapa para nesh në drejtim të lëvizjes së shtetasve dhe turistëve nga keto vende". "Ne synojmë që të hapim dyert për këta vizitorë që të njihen me resurset shqiptare dhe mbi bazën e kontakteve me operatorët turistikë të këtyre vendeve, të ofrojmë paketa turistike me afate me te gjata se një-ditore. Tani jemi në rrugën e realizimit dhe krijimit të mundësive që kjo kategori në të ardhmen të jetë në shifra absolute të larta", tha Malaj. Këshilli i Ministrave miratoi në mesin e muajit maj vendimin për përcaktimin e kritereve, procedurave dhe dokumentacionit për hyrjen, qëndrimin dhe trajtimin e të huajve në Shqipëri. Ky vendim parashikon heqjen e regjimit të vizave për shtetasit nga Rusia dhe Ukraina me Shqipërinë, të cilët mund të futen në territorin shqiptar me dokumentin pasaportë për periudhën 30 maj deri në 31 tetor 2010. Pas përfundimit te afatit, procedurat vazhdojne siç kane qenë më parë. Shqiperia deri tani ka hequr vizat me Kosoven, Maqedonine, Turqine, Bosjen, Serbine dhe vendet e BE-së./s.s./
KOMENTE