Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vlorë, 1.5 Milionë Usd Për Mbështetjen Financiare Të Fermerëve
English

Vlorë, 1.5 Milionë Usd Për Mbështetjen Financiare Të Fermerëve

VLORË, 1 Qershor/ATSH-H.Koçi/.- 1.5 milionë USD është vlera financiare që ka akorduar Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit për mbështetjen e fermerëve në Qarkun e Vlorës. Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Eduard Dervishaj, thotë për ATSH-në se, përmes këtij fondi do të stimulohet sipërfaqja e kultivuar me pemë frutore, me vreshta, prodhimet bujqësore "bio", blegtoria etj. Vetëm në drufrutorë, mollë, dardhë, vreshta etj, parashikohet që sipërfaqja të shtohet me 280 hektarë, gjë që llogaritet të jetë në më shumë se 10 për qind të sipërfaqes ekzistuese. Sipas tij, deri tani kanë aplikuar për të përfituar 285 fermerë, projektet e të cilëve po shqyrtohen nga një komision i posaçëm që funksionon për këtë qëllim pranë DBUMK. Skemat e mbështetjes financiare me fondet e qeverisë, aplikohen prej rreth katër vjetësh. Gjatë këtij viti, fondi i parashikuar është rreth 500 mijë USD më shumë se ai i vitit të kaluar./s.s./
KOMENTE