Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Arrestohet në Vorë i shumëkërkuari Artur Doko
English

Arrestohet në Vorë i shumëkërkuari Artur Doko

Tiranë, 2 Qershor, NOA – Kërkohej prej kohësh nga drejtësia italiane dhe është kapur në një banesë në Vorë, pak kilometra larg Tiranës, i shumëkërkuari Artur Doko.

38 vjeçari Doko, akuzohej nga drejtësia italiane për shfrytëzim prostitucioni në rrethana rënduese, dhe për këtë vepër ishte dënuar nga drejtësia italiane me 7 vjet burg, dënim i njohur edhe nga gjykatat shqiptare.

I shumëkërkuari, përgjatë periudhës së viteve 1998 deri në vitin 2001, ka shfrytëzuar për qëllime prostitucioni në Milano të Italisë, rreth 10 shtetase të shtetësive e kombësive të ndryshme, kryesisht kosovare, rumune, moldave e shqiptare.

Artur Doko, sipas njoftimit të Policisë së Tiranës, u siguronte të dëmtuarave, apartamente dhe dokumente të fallsifikuara qëndrimi në Milano, duke i shfrytëzuar më pas për qëllime përfitimi.

Në një aksion të organizuar në bazë të informacioneve operative, oficerët e hetimit të krimit pranë Policisë së Tiranës, arrestuan të shumëkërkuarin Artur Doko në një banesë në fshatin Vorë.

mit/NOA

KOMENTE