Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Be-Ballkan - Nga Sarajeva Duke Parë Drejt Brukselit
English

Be-Ballkan - Nga Sarajeva Duke Parë Drejt Brukselit

SARAJEVË, 2 qershor /ATSH-ANSA/ - Perspektiva evropiane e Ballkanit perëndimor mbetet një zgjedhje e qartë dhe një objektiv i mundshëm edhe në një moment të vështirë për Bashkimin Evropian. Është ky mesazhi që ministri i Jashtëm italian, Franco Frattini, çon në Sarajevë, ku sapo ka mbërritur për të marrë pjesë në Konferencën BE-Ballkan që zhvillohet sot në kryeqytetin boshnjak. Rreth tryezës së bisedimeve, së bashku me përfaqësuesit e 27 vendeve anëtare të BE-së dhe vendeve të Ballkanit, do të jenë edhe përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikën e Jashtme, Catherine Ashton, komisioneri për zgjerimin Stefan Fule, ministri i Jashtëm spanjoll Miguel Angel Moratinos, përfaqësues nga SHBA-ja, Rusia dhe Turqia. Në Konferencë pjesëmarrësit do të identifikohen me emrat e tyre dhe jo me simbolet kombëtare për ta lejuar Serbinë dhe Kosovën, për herë të parë, të ulen në të njëjtën tryezë. Ndër të tjera, në rendin e ditës do të diskutohet për progreset e arritura nga Shqipëria, Kroacia, Maqedonia, Kosova, Mali i Zi dhe Serbia në rrugën drejt Evropës, por edhe angazhimi i BE-së në këtë kuadër. Rëndësia e bashkëpunimit rajonal dhe /e.v/
KOMENTE