English

Bukqesi/ Qeveria Garanton 50% Te Principialit Per Kredite E Fermereve

TIRANE, 2 Qershor/ATSH/- Të gjitha bizneset qe veprojne ne fushen e grumbullimit, ruajtjes, tregtimit, perpunimit dhe eksportit te produkteve bujqesore dhe ushqimore, mund të përfitojnë nga Fondi i Garancisë grarantimin në masën 50% te principalit për kreditë që merren per këto fusha. Burime zyrtare të ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit bënë të ditur sot për ATSH-në se, Fondi i Garancisë në vlerë 220 milionë lekë, që synon nxitjen e kreditimit te veprimtarive bujqesore, agroindustrise dhe atyre te orientuara per eksport, parashikon grarantimin në masën 50% te principalit për kreditë që merren per këto fusha. Gjithçka mbështetet në vendimin e Qeverisë, Nr. 1290 date 23.12.2009 dhe Udhezimin Nr.1 date 14.01.2010, ku është miratuar Fondi i Programit per Bujqesine dhe Zhvillimin Rural në shumën prej 1.435 miliard lekë, pjesë e të cilit është dhe Fondi i Garancise ne vlerë 220 milionë lekë për nxitjen e kreditimit te veprimtarive bujqesore te agroindustrise dhe atyre te orientuara per eksport. Nga ky fond mund te perfitojne garantim kredie ata që plotësojnë disa kushte, si të jenë bisnese të rregjistruara si person fizik apo juridik dhe të kenë paguar rregullisht detyrimet fiskale ndaj shtetit; të jenë biznese qe veprojne ne fushen e grumbullimit, ruajtjes, tregtimit, perpunimit dhe eksportit te produkteve bujqesore dhe ushqimore per nje periudhe jo me pak se 12 muaj nga data e aplikimit per garanci si dhe të perdorin kredine qe kerkojne te garantojne per qellime investimi ne fushat e percaktuara. Të gjitha aplikimet për kete Fond behen ne zyrat e AZHBR (Agjensia e Zhvillimit Bujqesor Rural) pranë ministrisë së Bujqesise, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit gjatë gjithe vitit 2010./n.m/
KOMENTE