English

Dyshime të forta për prani të UFO-ve, afrohen në Evropë (VIDEO)

Hetohen sinjale te UFO-ve, flet Aleksandër Sacripanti, i cili është koordinatori kombëtar i CUN (Qendra Kombëtare e Disqeve Fluturues)

Crispano, Itali, 3 Qershor 2010 NOA - Hetimin i dyfishtë për UFO ka ardhur në Crispano të Italisë. Lajmi u pranua nga autoritetet dhe u bë publik para disa orësh. Sipas të dhënave, në komunën e Napolit katër net më parë u vunë re dritat misterioze në qiell, dhe në të njëjtën kohë u shfaqën tridhjetë figura gjeometrike, përfshirë këtu edhe një duzinë qarqesh, të cilat ishin krijuar në dy fusha, bari dhe jonxhe.

Kjo është një situatë në të cilën janë duke hetuar karabinierët, ku tashmë janë duke kryer disa anketime fotografike në lartësi, në bordin e një helikopteri.

Me rezultatet e grumbulluara, po priten të merren dhe shpjegimet në lidhje me këtë çështje, pasi ato janë dërguar tek Qendra Kombëtare e Disqeve Fluturues (CUN), ku tashmë ata janë në zotërim të disa filmimeve origjinale të kësaj ngjarjeje.

{youtube}jKy6vBIq1XQ{/youtube}

“Ilsussidiario.net” në lidhje me këtë fakt ka marrë në pyetje Aleksandër Sacripanti, i cili është koordinatori kombëtar i CUN.

“Së bashku me ekspertët tanë kemi vlerësuar me mjaft kujdes të gjitha elementet e kësaj ngjarjeje dhe kjo duke u bazuar tek provat filmike që kemi marrë. Është shumë herët për të nxjerrë konkluzione por, në qoftë se do të arrihet të provohet, atëherë do të kemi të bëjmë me një rast unik në histori”, - këto ishin fjalët e Aleksandër në lidhje me këtë fenomen të pashpjegueshëm që ka ndodhur në Tokë.

r.b/NOA

KOMENTE