Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Fishë Teknike - Japoni - Datat Kryesore Të Mandatit Të Kryeministrit Hatoyama
English

Fishë Teknike - Japoni - Datat Kryesore Të Mandatit Të Kryeministrit Hatoyama

A TOKIO, 2 qershor /ATSH-AFP/ - Dorëheqja e kryeministrit japonez Yukio Hatoyama bëhet nëntë muaj pas ardhjes së tij në pushtet, kryesisht për shkak të keqadministrimit prej tij të bazës amerikane Funtenma në ishullin Okinava, në jug. Më poshtë vijojnë datat kryesore të mandatit të tij: 30 gusht 2009: Partia Demokratike e Japonisë (PDJ) fiton më tepër se 300 vende në Dhomën e Deputetëve dhe i jep fund një dominimi prej më tepër se një gjysmë shekulli të konservatorëve të Partisë Liberaldemokrate (PLD). Një nga premtimet kryesore është zhvendosja nga Okinava e bazës ushtarake Futenma, ndryshe nga një marrëveshje e arritur me Shtetet e Bashkuara në vitin 2006. 16 shtator: Hatoyama formon qeverinë e tij të koalicionit me dy parti të vogla, Partinë Socialdemokrate, PSD, e majtë dhe Partinë e Re të Popullit (NPP, nacionaliste). Sondazhet e para tregojnë se popullariteti i tij arrin në më tepër se 70 për qind të opinioneve pozitive. 13 nëntor: Samiti i parë në Tokio me presidentin amerikan Barack Obama, i cili i kërkon Japonisë të zgjidhë sa më shpejt mosmarrëveshjen lidhur me bazën. 18 dhjetor: Popullariteti i qeverisë Hatoyama bie për herë të parë nën kuotën 50 për qind. Media e kritikon kryeministrin Hatoyama për ngurrimin dhe ndryshimin e menjëhershme të mendimit lidhur me bazën Futenma. 24 dhjetor: Dy ish-bashkëpunëtorë të Hatoyama akuzohen se nuk kanë deklaruar miliona euro të dhëna në përfitim të fondeve mbështetëse të kryeministrit. 15 janar 2010: Japonia i jep fund një misioni detar në Oqeanin Indian që furnizonte që prej vitit 2001 forcat perëndimore të angazhuara në Afganistan. 7 shkurt: Numri i të pakënaqurve e kalon për herë të parë numrin e atyre që e mbështesin qeverinë në sondazhe pas një skandali të ri financimesh të fshehta ku përfshihet numri dy i PDJ-së, Ichiro Ozawa. 25 prill: Më tepër se 90 000 persona manifestojnë në Okinawa kundër mbajtjes së bazës Futenma. 4 maj: Hatoyama shkon në Okinawa dhe heq dorë nga premtimi tij për të tërhequr bazën. 28 maj: Uashingtoni dhe Tokioja njoftojnë zyrtarisht mbajtjen e Funtenmës në Okinawa, konform marrëveshjes së vitit 2006. Kryetarja e PSD-së, Mizuho Fukushima, kundërshtare e këtij vendimi, shkarkohet nga posti në qeveri. 2 qershor: Kryeministri Hatoyama njofton dorëheqjen. /I.Pu.
KOMENTE