Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Fule: Nuk Ka Asnjë Pengesë Që Qytetarët E Shqipërisë Dhe Bosnjes Të Lëvizin Pa Viza
English

Fule: Nuk Ka Asnjë Pengesë Që Qytetarët E Shqipërisë Dhe Bosnjes Të Lëvizin Pa Viza

-Komisioneri për Zgjerimin thekson se "tani i takon PE-së dhe Këshillit të Ministrave të marrin vendimin përfundimtar"- TIRANË, 2 Qershor/ATSH-Almarina Gegvataj/.- Komisioneri për Politikat e Zgjerimit në Bashkimin Europian, Stefan Fule, deklaroi sot se "Komisioni Europian është shprehur se nuk ka asnjë pengesë për qytetarët e Shqipërisë dhe Bosnje Hercegovinës që të fitojnë regjimin e lirë të vizave". Takimi i nivelit të lartë që u mbajt në Sarajevë lidhur me integrimin e Ballkanit Europian ne Bashkimin Europian, përfundoi me nota pozitive për liberalizimin e vizave për qytetarët e Shqipërisë dhe Bosnje Hercegovinës. Përfaqësuesit e Bashkimit Europian dhanë në këtë takim të rëndësishëm mbështetjen ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor për perspektivën e tyre europiane. "Është e qartë se detyrat e mbetura po bëhen nga të dy vendet. Nga pikpamja e Komisionit nuk ka asnjë pengesë për qytetarët e këtyre vendeve që të shijojnë regjimin e vizave. Tani i takon Parlamentit Europian dhe Këshillit të Ministrave të marrin vendimin përfundimtar", tha Fule. Gjatë konferencës për shtyp, të organizuar sot në mesditë në Sarajevë, Fule deklaroi se "Komisioni Europian nuk ka ndryshuar rregullat e lojës dhe nuk ka shtuar asnjë kriter shtesë politik për liberalizimin e vizave". Duke u ndalur në situatën politike në Shqipëri, Komisioneri për Zgjerimin tha se "shpresojmë që liderat politikë të angazhohen në objektivin politik që duhet arritur përpara se Parlamenti Europian dhe Këshilli Europian të japin opinionin për Shqipërinë''. "Do të ishte një shtysë e mirë politike për marrjen e një vendimi pozitiv në këto dy institucione", tha Fule. Ndërsa, ministri i Jashtëm spanjoll, Miguel Angel Moratinos, rikonfirmoi edhe një herë angazhimin e BE-së për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor./m.m/s.s./
KOMENTE