Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gati Edicioni i katërt i festivalit “Takimi Muzikor i dy Botëve”
English

Gati Edicioni i katërt i festivalit “Takimi Muzikor i dy Botëve”

Gjirokastër, 3 Qershor 2010 NOA - Edicioni i katërt i festivalit “Takimi Muzikor i dy Botëve” do të ngrejë tiparin në datë 4 qershor dhe për tre net me radhe do të zhvillohet në kalanë e Gjirokastrës nën kujdesin e deputetit të zonës, z.Genc Ruli. Të ftuar do të jenë gupe nga Maqedonia, Kroacia, Kosova dhe Shqipëria. Festivali do të prezantohet nga aktorët Viktor Zhusti dhe Blerta Syla.

Sopranoja Eva Golemi e shoqëruar nga kuarteti i harqeve të Akademisë së Arteve në Prishtinë “Artus”, do të jetë e para që do të performojë për publikun, pasuar ditën e dytë, të shtunën, nga një koncert i grupit polifonik “Bilbilenjtë e Progonatit” (Shqipëri) dhe Kuinteti kamertal i fizarmonikave të ardhur nga Kroacia posaçërisht për festivalin. Ndërkohë që nata finale do të sjellë në skenën e improvizuar në kalanë e Gjirokastrës një koncert të grupit polifonik të Himarës dhe nga Maqedonia do të performojë për publikun Toni Kitanovski dhe Chekrezi Orchestra.

Festivali Takimet muzikore të dy botëve, që tradicionalisht mbahet në Gjirokastër, këtë vit nga 4 deri ne 6 qershor 2010, do të organizojë edhe një debat mbi komunikimet kulturore ndërshqiptare dhe prezantimin e kulturës shqiptare në botë, si kontribut për fillimin e një reflektimi më serioz të kësaj problematike.

Në këtë konferencë që do të mbahet gjithashtu në Gjirokastër do të jenë rreth 20 të ftuar nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, intelektualë dhe personalitete të afirmuara të kulturës si dhe përfaqësuesit e ministrive të kulturës dhe të punëve të jashtme të Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe përfaqësues të mediave.

Disa nga emrat që do të marrin pjesë në konferencë janë: Nga Shqiperia Fatos Lubonja, Stefan Çapaliku, Arain Leka, Alfred Bualoti, etj kurse nga Kosova: Veton Surroi, Eliza Hoxha, Shkëlzen Maliqi, Erzen Shkololli etj.

Ilda Mara, drejtorja e festivalit, nën kujdesin e së cilës janë organizuar edhe edicionet e mëparshme, synon që ky festival të kthehet në një traditë të përhershme, me synim përballjen e kulturave të ndryshme dhe promovimin e qytetit të Gjirokastrës.

r.n/NOA

KOMENTE