Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Japoni - Kan, Ministri I Financave Paraqet Kandidaturën Për Kryeministër
English

Japoni - Kan, Ministri I Financave Paraqet Kandidaturën Për Kryeministër

TOKIO, 2 qershor /ATSH-AFP/ - Ministri japonez i Financave, Naoto Kan, paraqiti sot kandidaturën për postin e kryetarit të Partisë Demokratike të Japonisë, PDJ, etapë e detyruar për t'u bërë kryeministër, pas dorëheqjes së Yukio Hatoyoma. "Informova kryeministrin Yukio Hatoyama se kërkoj të jem kandidat për kryesinë e partisë", i deklaroi shtypit ministri i Financave. PDJ-ja parashikon të zgjedhë të premten kryetarin e saj të ri, në vend të Hatoyama-s. Kryetari i partisë do të emërohet më tej në postin e kryeministrit pas miratimit nga parlamenti. Hatoyama njoftoi sot dorëheqjen, i diskredituar nga administrimi për të ardhur keq i zhvendosjes së një baze ushtarake amerikane në ishullin Okinava. "Naoto Kan është një bashkëpunëtor i afërt dhe natyrisht i kam thënë që të vazhdojë", deklaroi Hatoyama, i pyetur lidhur me kandidaturën e krahut të tij të djathtë. Kan, 63 vjeç, mban aktualisht postin e zëvendëskryeministrit dhe të ministrit të Financave, është një bashkëpunëtor i kryeministrit, por ka ditur të qëndrojë larg çështjeve të tij delikate. Kandidatë të tjerë mund të paraqiten për kryesinë e partisë PDJ, ministri i Jashtëm, Katsuya Okada, 56 vjeç, si dhe ai i Transporteve, Seiji Maehara, 48 vjeç. /I.Pu.
KOMENTE