English

Muzeu I Konferences Se Pezes Nen Administrim Te Ministrise Se Kultures

TIRANË, 2 Qershor/ATSH- Mira Shkurta/- Muzeu i Konferences së Pezës në afërsi të Tiranës, sipas vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.323 datë 12.05.2010, do te kalojë "në përgjegjësi, administrimi Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë, dhe Sporteve".. Sipas burimeve te Policisë së Shtetit Bazuar në shkresën Nr.4470/1, të Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dërguar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë, si dhe në zbatim të detyrimeve që rrjedhin nga neni 4 dhe 46 i Ligjit Nr.9749 "Për Policinë e Shtetit", strukturat e Drejtorisë së Policisë Qarkut Tiranë, kanë mbështetur punonjësit e Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, të cilët po merrnin masa për zbatimin e Vendimit të Këshillit të Ministrave. Por sipas deputetit Dashamir Peza, ku veprim është i paligjshëm, pasi "bie në kundërshtim me ligjin për kthimin dhe kompesimin e pronave.". Sipas z. Peza "nga viti 2006, me një vendim të Ministrisë së Kulturës, Bujar Leskaj, shtëpia është hequr nga lista e monumenteve të Kulturës." Ai shtoi se "shtëpia, dikur e Bab Myslymit është prishur në vitin 2001 dhe është ndërtuar e re". Sot gjatë veprimatrisë së tyre, përfaqësuesit e Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, nuk janë penguar në veprimtarinë e tyre, nga asnjë person i interesuar dhe për pasojë nuk ka qënë e nevojshme asnjë ndërhyrje policore. Gjatë gjithë kohës punonjësit e policisë vetëm kanë qënë prezent në afërsi të këtyre ambjenteve, thuhet në deklaratën e Policisë. Sipas këtyre burimeve, "Sqarohet opinioni publik, si dhe mediat që i kanë atribuar forcave të policisë, kryerjen e procedurave për sekuestrim ambjentesh apo për veprime të tjera, se praktika të tilla, nuk janë në procedurat standarte të Policisë së Shtetit, në rastet e mbështetjes të intitucione qëndrore të administratës publike apo të njësive të qeverisjes vendore. Theksojmë se, veprimet e sotme të strukturave të Drejtorisë së Policisë Qarkut Tiranë, janë një praktikë normale pune në mbështetje të institucioneve qëndrore dhe vendore të administratës publike dhe të pushtetit vendor. /a.gj/
KOMENTE