Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Reportazh: Një Rrugë Moderne Për Në Parkun Arkeologjik Të Antigonesë
English

Reportazh: Një Rrugë Moderne Për Në Parkun Arkeologjik Të Antigonesë

ANTIGONEA, 2 qershor /ATSH-Telnis Skuqi/ - "Për të vizituar Parkun e Antigonesë mund të udhëtoni me çdo automjetet, por rekomandohet më mirë një foristradë", shkruhej në një fletëpalosje, prodhuar katër vjet më parë nga drejtuesit e parkut. Vitin tjetër drejtuesit e parkut duhet ta rishikojnë përmbajtjen e fletpalosjeve, pa qenë nevoja t'u japin njerëzve këshilla me ç'lloj makine të udhëtojnë. Në fillim të vitit tjetër, siç e konfirmon Ëngjëllush Serjani, drejtori i Zyrës së Administrimit dhe Koordinimit të Parkut Arkeologjik të Antigonesë (ZAKPAA), ky park do të ketë një rrugë tërrësisht moderne. Prej rrugës do të përfitojnë gjithë fshatrat e zonës pranë të cilës do të kalojë ajo. "Të gjithë këto fshatra kanë ndikim për zhvillimin e turizmit rural", shton Serjani. "Infrastruktura ka qenë pengesë për Antigonenë dhe jam i bindur se vitin e ardhshëm ky vend do të bëhet shumë i vizitueshëm," siguron Serjani, duke theksuar se vitin e kaluar parkun e vizituan 7 mijë turistë, ndërsa me përfundimin e rrugës pritet dyfishimi i saj. Gleard Bedo, 26 vjeç, infermjer, që jeton në fshatin "Asim Lengo", tregon se disa ditë më parë makineritë kanë nisur punën për zgjerimin e rrugës. "Qysh në fëmijëri ëndërroja të kisha një rrugë të tillë, tashmë kjo po realizohet, sipas standardeve turistike", shprehet Bedo. Sipas tij, vitet e fundit shumë vizitorë, sidomos të huaj, kanë treguar interes për të Antigonenë, por automjetet kanë ngeçur në qendër të komunës, për shkak të infrastrukturës së dobët. Artan Sakaj, administrator i firmës "2T SHPK", thotë se projekti ka një shtesë fondi prej 20 për qind, për rikonstruksionin në hyrjet të fshatrave. "Përveç lidhjes automobilistike të Parkut të Antigonesë me Gjirokastrën, ky projekt mundëson edhe vizita në tri objekte të tjera të shpallura monument kulture, të cilët janë Manastiri i Spilesë, 2 km në veri të parkut, Kisha Bizantine e "Shën Kollit" dhe Porta e Netajve (Saraqinishtë)", shprehet Sakaj. Sakaj shpejgon se ekspertët e Fondit Shqiptar të Zhvillimit janë duke studiuar mundësinë e vazhdimit më tëj të kësaj rruge për ta lidhur Parkun Arkeologjik të Antigonesë me Labovën e Kryqit, ku ndodhet një nga monumentet më të vizituara të periudhës së Bizantit. "Ky segment i ri rrugor do të krijonte një unazë turistike, që do të përshkonte disa site dhe pika të rëndësishme të turizmit kulturor në Luginën e Drinos", pohon Sakaj./ch/
KOMENTE