Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Samiti i Sarajevës, shans për zgjidhjen e emrit të Maqedonisë
English

Samiti i Sarajevës, shans për zgjidhjen e emrit të Maqedonisë

Sarajevë, 2 Qershor, NOA – Përtej çështjes së perspektivsë evropiane për vendet e Ballkanit Perëndimor, Samiti i Sarajevës që zhvillohet sot në kryeqytetin e Bosnjë-Hercegovinës, parashikon të përbëjë një shans të ri edhe për zgjidhjen e kontestit të emrit mes Greqisë dhe Maqedonisë.

Kështu, në këtë takim rajonal ku do marrin pjesë Catherine Ashton, përfaqësuesja e lartë e BE-së për Çështjet e Jashtme, do të jetë i pranishëm edhe ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Antonio Miloshoski bashkë me atë të Greqisë, Dimitris Drucas.

Pritet që këta të dy, së bashku me kryediplomaten evropiane Ashton të zhvillojnë një takim në përpjekje të gjetjes së rrugëve të mundshme lidhur me zhbllokimin e problemit të emrit.

Nga mediat e huaja, Samiti i Sarajevës është vlerësuar edhe si një shans i fundit për Shkupin zyrtar mbi kontestin e emrit.

n.e/NOA

KOMENTE