Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sezoni turistik 2010, Xhaferraj: Synojmë standarde të larta në shërbimin turistik
English

Sezoni turistik 2010, Xhaferraj: Synojmë standarde të larta në shërbimin turistik

Tiranë, 2 Qershor, NOA – Standarde më të larta në shërbimin turistik me qëllim që destinacionet shqiptare të turizmit të tërheqin sa më shumë turistë, që rendin të kalojnë pushimet verore në bregdetin shqiptar.

Kjo ishte pika kyçe e takimit mes ministrit të Turizmit dhe Kulturës, Ferdinand Xhaferraj me kryetarët e bashkive dhe komunave, mbajtur në këtë fillim sezoni turistik.

Në 2009-ën buxheti i MTKRS-së për turizmin zinte rreth 32 përqind të totalit, i hedhur për sinjalistikën turistike, restaurimin e monumenteve të kulturës, objekteve të kultit, pjesëmarrje në panaire, spote publicitare, botime fletëpalosjesh, ndërsa rritja në 39 përqind për vitin 2010, do ta shtrijë fokusin e dikasterit të turizmit dhe kulturës, përdrejt një shërbimi turistik efektiv.

Sipas Ministrit Xhaferraj, kjo përpjekje do të ndikojë në hapjen e vendeve t? reja t? pun?s, nxitjen dhe zhvillimin e aktiviteteve ekonomike t? lidhura me turizmin, si artizanati, suveniret, n? p?rmir?simin e jet?s s? popullsis? s? zonave prit?se dhe ruajtjen e trash?gimis? natyrore e kulturore.

Kreu i ministrisë së Turizmit, theksoi se Task Forca e ngritur ka si qëllim kryesor, pastrimin e hapsirave përgjatë rrugëve nacionale , bregdetit dhe destinacioneve turistike, mirëfunksionimin e zyrave të para të çelura të Shërbimit Turistik në disa nga qarqet, si një ndërlidhëse midiis palëve sa i përket problemeve të turizmit.

Sipas Xhaferraj, MTKRS u ofron ndihmë institucioneve vendore nëpër komunat bregdetare në promovimin e destinacioneve turistike, pjesëmarrjen në panaire ndërkombëtare, rajonale dhe kombëtare.

Lidhur me trashëgiminë kulturore që këto zona ofrojnë ministri Xhaferraj u tha drejtuesve të pushteteve lokale se “janë në proces zbatimi në bashkëpunim me delegacionin e Komisionit Europian, CARDS 2006 dhe IPA 2008, projekte të rehabilitimit të infrastrukturës në qendrat historike si në Kalanë e Himarës, Krujës, Kalanë e Tiranës, ndërkohë janë përgatitur edhe katër projekte të tjera të infrastrukturës në qendrat historike të Shkodrës, Elbasanit, Korçës dhe Beratit”.

Në këtë takim Xhaferraj veçoi faktin që në këtë sezon turistik, shumë inisiativa private të shoqatave janë fokusuar në organizimin e veprimtaritve të edhe në qendra turistike, apo ato trashëgimisë kulturore, duke shfrytëzuar sitet arkeologjike, në zonat që kanë prioritet të zhvillimit turizmin.

Ministri i Turizmit u kërkoi pushtetarëve lokalë që të jenë sa më koherentë në financimin e veprimtarive kulturore gjatë sezonit turistik, duke patur si përparësi mbështetjen e veprimtarive të dobishme për qytetarët, për një turizëm të mirëfilltë kulturor.

mit/NOA

KOMENTE