Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sport- Afrika E Jugut 2010 , Botërori Ku Mungojnë Yjet
English

Sport- "Afrika E Jugut 2010", Botërori Ku Mungojnë Yjet

TIRANË, 2 Qershor /ATSH- Gjergji Mima/ - Mbrëmë ishte afati i fundit që kishin trajnerët për të dorëzuar në FIFA listat e 23 futbollistëve pjesmarrës në kampionatin botëror. Surprizat nuk kanë munguar as këtë herë. Botërori "Afrika e Jugut 2010" mund të konsiderohet si kampionati me mungesat më të mëdha të ndodhura ndonjëherë. Në shumicën e ekipeve pjesëmarrëse mund të vërehen mungesa të yjeve. Marcello Lippi, trajneri i Italise, i ka lënë në shtëpi futbollistë si Totti, Cassano, Balotelli, Amauri e Miccoli. Ndërsa mbrëmë listës iu shtuan edhe Borrielo me Xhuzepe Rosin Në listën e të ftuarve të trajnerit të Francës, Raymond Domenek, vërehet mungesa e sulmuesit Karim Benzema. Ish-futbollisti i Lionit e ka paguar shtrenjtë transferimin e tij disamilionësh tek Real Madridi, ku nuk ka luajtur rregullisht. Jashtë listës së francezëve ka mbetur edhe veterani i Manchester City, Patrick Vieira. Ndër ata që mbetën jashtë ishin edhe Mexes, Frey, Flamini e Nasri. Në Angli, Fabio Capello ftoi në kombëtare Carragher dhe Joe Cole, ndërsa la jashtë futbollistët Gary Neville, Hargreaves, Lescott dhe Teo Ualkot. Në Brazil, trajneri Dunga publikoi një listë shokuese, duke i lënë në shtëpi, jashtë Botërorit, yje të tillë si Ronaldinho, Pato, Ronaldo, Adriano e Diego, ndërsa prezent është Felipe Melo, që pati sezon jo dhe aq pozitiv me Juventusin. Në Argjentinë, trajneri Maradona hoqi dorë nga lojtarët e Interit, Zanetti e Cambiasso, edhe pse të dy janë në formë të mire dhe fituan Ligën e Kampioneve. Trajneri i Spanjës, Vicente Del Bosque, ka futur në listë pesë debutues. Jashtë ka mbetur Bojan, ndërsa është ftuar Pedro. Gjermania i ka dhënë besimin Kloses e Podolskit, që megjithatë kanë mbyllur një sezon zhgënjyes në Budesligë. Asnjë befasi nuk kishte në Portugali: Queiroz ftoi 23 futbollistë, plus mbrojtësin e Real Madridit, Pepe, që rikthehet pas një dëmtimi, që e la jashtë fushave të blerta për një periudhë të gjatë. - Lista e lojtarëve kryesorë të lënë jashtë botëorit "Afrika e Jugut 2010" Portierë: Alves (Almería), Palop (Sevilla), Munúa (Málaga), Renan (Xerez), Robinson (Blackburn). Mbrojtës: Marcelo (Real Madrid), H.Zanetti (Inter), U.Bridge (Manchester City), G.Milito (Barcelona), Emanuelson (Ajax), Tremoulinas (Bordo), F.Luis (Deportivo). Mesfushorë: Cambiasso (Inter), Gago (Real Madrid), Vieira (Franca), Diego (Juventus), Ronaldinho (Milan), Reyes (Atlético Madrid), Guti (Real Madrid), Nasri (Arsenal), Hargreaves (Man. Utd), Banega (Valencia), Cebolla Rodríguez (Oporto), Joao Moutinho (Sporting Lisbona). Sulmues: Ronaldinho (Milan), Pato (Milan), Reyes (Atlético Madrid), Cassano (Sampdoria), Totti (Roma), Quaresma (Inter). /a.ke/
KOMENTE