Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sport-Futboll/ Goli I Salihit I Dhuron Sërish Fitoren Shqipërisë
English

Sport-Futboll/ Goli I Salihit I Dhuron Sërish Fitoren Shqipërisë

TIRANË, 2 Qershor /ATSH- Gjergji Mima/ - Një gol në minutën e 44-t, i sulmuesit shkodran të Rapidit të Vjenës, në Austri, Hamdi Salihi, i dhuroi fitoren kombëtares shqiptare me rezultatin minimal 1-0 ndaj Andorrës modeste, në takimin e tretë historik midis dy vendeve dhe të parin të zhvilluar në Shqipëri. Ky ishte goli i katërt i Salihit me Kombëtaren dhe i dyti rresht pas atij në fitoren 1-0 kundër Malit të Zi. Goli i Salihit është njëherësh edhe goli i katërt i Shqipërisë në tri ndeshje kundër Andorrës. Ndeshja nisi me një minutë heshtje në kujtim të ish-futbollistit kosovar, Besian Idrizaj, të ndarë nga jeta pak ditë më parë pas një infarkti kardiak në shtëpinë e tij në Austri. Idrizaj kishte shprehur dëshirën për të veshur fanellën e Kombëtares shqiptare dhe FSHF-ja e nderoi me një minutë heshtje në tempullin e përfaqësueses, stadiumin "Qemal Stafa". Trajneri kroat i kombëtares shqiptare, Josip Kuzhe, hodhi në fushë një formacion sulmues. Në portë luajti Isli Hidi. Në krahët e mbrojtjes luajtën Kristi Vangeli dhe Ansi Agolli, ndërsa në qendër të mbrojtjes ishte dyshja e kampionatit shqiptar, e përbërë nga mbrojtësi i Besës, Endri Vrapi dhe mbrojtësi i Tiranës, Andi Lila. Në mesfushë luajtën Ervin Bulku dhe Ervin Skela në qendër, ndërsa në krahun e djathtë u aktivizua Klodian Duro dhe në krahun e majtë, Jahmir Hyka. Në sulm luajtën dyshja Hamdi Salihi dhe Edmond Kapllani. E udhëzuar nga trajneri Kuzhe për të zhvilluar një lojë ofensive, i gjithë takimi ishte një dialog i gjatë i sulmit të Shqipërisë me mbrojtjen e ngjeshur të Andorrës. Gjithsesi, rasti i parë mbërriti vetëm në minutën e 16-të, kur kapiteni Ervin Skela lëshoi një top për Hamdi Salihin, sulmuesi shkodran goditi me të majtën nga një distancë prej 17 metrash, por sfera përfundoi në duart e portierit andorrian Gomezh. Mbrojtësi Endri Vrapi shënoi një gol në minutën e 21-të, por anësori maqedonas e konsideroi të parregullt rrjetën me kokë të mbrojtësit të Besës. Momenti i golit në minuitën e 44-t, erdhi pasi Kristi Vangjeli harkoi nga e djathta e sulmit tonë një top në zonë dhe Hamdi Salihi, i gjendur në kohën e duhur dhe në vendin e duhur shënoi një gol tipik të tij në minutën e 44-t, duke e çuar Shqipërinë në pushimin e ndeshjes me avantazhin e një goli. Në pjesën e dytë ishte sërish Salihi, ai që pati rastin për të dyfishuar me kokë, por shkodrani nuk ia doli në minutën e 48-të ta çonte topin në rrjetën e Andorrës. Sulmuesi i Rapidit të Vjenës u vendos sërish para portës, por goditja e tj me kokë në minutën e 51-të ishte e gabuar. Goditja e parë e Andorrës në portën e Shqipërisë u realizua në minutën e 60-të, por pa asnjë rrezik për portierin Isli Hidi. Trajneri Kuzhe i dha mundësinë edhe sulmuesit të Zorja Luganskit, Parid Xhihani, në ndeshjen e tij të parë historike me përfaqësuesen A, ndërsa pati pak minuta aktivizim edhe për mbrojtësin e Tiranës, Ditmar Bici dhe sulmuesin e Dinamos, Elis Bakaj. Me suksesin ndaj Andorrës, Kombëtarja jonë regjistroi fitoren e tretë rresht në miqësoren e vitit 2010, ndërkohë që Shqipëria nuk humbet prej tetë miqësore ndërkombëtare, nga 25 maji i vitit 2008 (Poloni-Shqipëri, 1-0). Trajneri Josip Kuzhe në 6 ndeshje miqësore ka arritur 4 fitore dhe 2 barazime. Duke përfshirë dhe tri ndeshjet zyrtare (1 barazim dhe 2 humbje), aventura e kroatit në krye të Kombëtares është për t'u pasur zili nga ish-trajnerët e kombëtares.
KOMENTE