Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Anketim-Ndarja E Mbetjeve Dhe Riciklimi I Tyre Kërkon Sensibilizim Dhe Projekte Të Organizuara
English

Anketim-Ndarja E Mbetjeve Dhe Riciklimi I Tyre Kërkon Sensibilizim Dhe Projekte Të Organizuara

TIRANË, 3 Qershor/ATSH-Eriola Çuko/ - Ndarja e mbetjeve urbane që në burim, si dhe riciklimi i tyre, proces i ndërmarrë nëpërmjet projekteve të ndryshme sporadike në Tiranë, duket se ka rezultuar i pasuksesshëm. Anketimi i Grupimit mjedisor Ekolëvizja, nëpërmjet Telefonit të Gjelbër, i ndërmarrë në muajin maj në qytetin e Tiranës, tregoi se për të patur sukses në këtë proces duhet më shumë punë në drejtim të sensibilizimit të qytetarëve, si dhe projekte më të organizuara. Sipas të dhënave nga Grupimi Ekolëvizja, rezultatet e anketimit treguan se në pjesën më të madhe njerëzit e njohin si proces ndarjen e mbeturinave dhe riciklimin e tyre, si dhe kanë dijeni për përpjekjet që janë bërë për grumbullimin e diferencuar në disa zona të qytetit të Tiranës, por përgjithësisht mendojnë se kjo ka qënë një veprimtari e dështuar që nuk ka dhënë rezultat. Rreth 88 % e banorëve të intervistuar mendojnë se projektet kanë dështuar që në nisjen e tyre, për mungesën e organizimit, duke u lënë në "mëshirën" dhe dëshirën e banorëve të zonave ku u vendosën kazanët për grumbullim të diferencuar. Ndërkohë, rreth 46 % e të anketuarve paraqitën vërejtje se, megjithë sasinë dhe vëllimin e madh që zenë mbetjet plastike, në projektet pilot nuk u parashikuan kazanë të veçantë për këto mbetje. Nga ana tjetër, shumica e të anketuarve mendojnë se mosfunksionimi i projekteve pilot ka ardhur për mungesën pothuaj totale të sensibilizimit të banorëve, gjë që duhej të kishte paraprirë projektet. Në vendin tonë, aktualisht është ngritur industria e përpunimit e riciklimit për plastikën, letrën, metalet dhe kartonin. Burime nga Grupimi Ekolëvizja thanë sot për ATSH-në se Telefoni i gjelbër për mjedisin, 2234 851, është një projekt i ndërmarrë nga grupimi mjedisor Ekolëvizja, me qëllim dhënien e informacionit mjedisor për të gjithë qyetarët e interesuar, por edhe për vjeljen e mendimit të tyre mbi problematika të ndryshme. Ky projekt ka hyrë në vitin e tretë të zbatimit dhe synon më tepër informimin dhe sensibilizimin e publikut të gjerë, sidomos grave shtëpiake, pensionistëve, fëmijëve, etj. Fillimi i këtij projekti dhe administrimi i këtij 'telefoni' pati zanafillën nga situatat mjedisore të krijuara vitet e fundit në Shqipëri, nga ndryshimet mjedisore që rrezikojnë shëndetin e njerëzve, katastrofat natyrore që lidhen me të, ndryshimin global të klimës, por dhe mungesën e ndërgjegjësimit të publikut të gjerë për mjedisin në tërësi. Informacioni, i mbledhur nëpërmjet telefonit të gjelbër, do të përpunohet dhe do të shërbejë si bazë për studime dhe programe mjedisore, të cilat do t'u sugjerohen politikëbërësve dhe vendimmarrësve në programet dhe politikat e tyre për parandalimin e rrezikut mjedisor dhe mbrojtjen e mjedisit në përgjithësi. /s.s./
KOMENTE