English

Arta Dade: Ndërhyrja politike në emërimet e gjyqësorit, po shton krizën

Tiranë, 3 Qershor, NOA – “Ndërhyrja e pushtetit të mazhorancës në emërimet në gjyqësor, e cila ka bërë të reagojnë edhe vetë ndërkombëtarët, jo vetëm që nuk ndihmojnë në zgjidhjen e krizës së bashkëpunimeve, por e përkeqëson atë”.

Kështu është shprehur në fjalën e saj të mbajtur në seancën e sotme plenare, gjatë 60 minutëshit të përcaktuar si kohë e diskutimit të lirë, deputetja socialiste Arta Dade.

Duke përmendur rastin e shkarkimit nga Kuvendi të kandidatit të Gjykatës Kushtetuese, Vangjel Kosta, Dade e vlerësoi këtë si një akt të pastër politik të mazhorancës.

Ndër të tjera, ajo ka pohuar edhe faktin se vendi është zhytur në një krizë të thellë ekonomike, gjë që sipas të cilës po bën që “shqiptarët ta njohin varfërinë çdo ditë në xhepat e tyre si edhe në faturat që u mbërrijnë pa mbarim dhe me çmime më të larta”.

Sipas saj, kriza nuk ka zgjidhje nëse mazhoranca nuk tregon vullnetin e duhur për zgjidhjen e saj.

n.e/NOA

KOMENTE