English

Austri - Të Paktën 5-8 Persona Të Zhdukur Nga Një Shpërthim Gazi

VJENË, 3 qershor /ATSH-AFP/ - Pesë deri tetë persona janë raportuar të zhdukur pas një shpërthimi gazi në sot në qytetin Sankt-Pölten, në jugperëndim të Vjenës, njoftua sot burime nga ekipet e shpëtimit. Shpërthimi, i ndodhur pak para orëve të para të mëngjesit, ishte në një banesë në kryeqytetin e provincës së Austrisë së Ulët, njoftoi zëdhënësi i ekipeve zjarrfikëse, Franz Resperger. Shpërthimi shkaku i të cilit ende nuk dihet, shkaktoi evakuimin e disa blloqeve banesash ku jetonin mbi 100 banorë. Mbi tridhjetë ekipet të zjarrfikësve ndodhen në vendngjarje, po ashtu edhe ambulanca të shuma dhe ekipe mjekësore të urgjencave, shtoi zëdhënësi. Qyteti i Sankt-Pölten regjistron rreth 50 mijë banorë./ /i.p/
KOMENTE