English

Banka Botërore, konsultime mbi strategjinë për sektorin energjetik

Tiranë, 3 qershor, NOA - Grupi i Bankës Botërore organizoi një takim konsultativ për të dëgjuar opinione në lidhje me strategjinë e re të sektorit energjetik, e cila pritet të përfundohet në fillim të vitit 2011.

Takimi mblodhi së bashku një sërë aktorësh, duke përfshirë zyrtarë qeveritarë, përfaqësues nga bankat multilaterale për zhvillim, donatorë dhe organizata të tjera joqeveritare, akademikë, ekspertë si dhe individë nga sektori privat.

Dokumenti i qasjes së Strategjisë për energjetikën, e cila përcakton objektivat dhe themelet e një qasjeje të propozuar, përbëri bazën e diskutimeve.

“Eksperienca e Shqipërisë në sektorin energjetik ka një sërë mësimesh të nxjerra të vlefshme për vendet e tjera”, tha Masami Kojima, specialisti kryesor për energjinë në Grupin e Bankës Botërore, i cili prezantoi strategjinë në Tiranë.

“Opinionet që ne dëgjuam nga njerëzit këtu në Tiranë dhe në vende të tjera do ta ndihmojnë Bankën Botërore të përpunojë strategjinë e vet në mënyrë që të adresoje sfidat energjetike në një mënyrë sa më efektive”, tha ai.

Në katër muajt e fundit, një seri konsultimesh janë organizuar në një sërë vendesh, duke përfshirë Kinën, Indonezinë, Kenian, Republikën Popullore Demokratike të Laos, Meksikën, Perunë, Tunizinë, Turqinë dhe Ukrainën. Këto konsultime janë pjesë e një përpjekjeje më të gjerë globale për të mbledhur opinione nga një gamë e gjerë perspektivash në lidhje me mënyrën sipas së cilës, Grupi i Bankës Botërore mund të ndihmojë në mënyrën më të mirë të mundshme vendet në zhvillim duke përmirësuar aksesin dhe qëndrueshmërinë e furnizimit me energji, ndërkohë që ndihmon edhe në lehtësimin e kalimit në një rrugë zhvillimi të një energjie të qëndrueshme nga pikëpamja mjedisore.

n.e/NOA

KOMENTE