English

Barça, ofertë reale për mesfushorin e Arsenalit Fabregas

Madrid, Spanjë, 4 Qershor NOA - Tashmë është bërë tepër e qartë se Barcelona ka si objektiv kryesor të merkatos mesfushorin e Arsenalit Cesc Fabregas.

Në qoftë se kemi një kohë të gjatë që dëgjojmë për një marrëveshje të mundshme midis tyre tashmë duhet theksuar se drejtuesit e klubit spanjoll kanë bërë një ofertë reale në drejtim të lojtarit të talentuar.

Vetë presidenti i klubit Laporta ka shprehur dëshirën e tij për ta pasur Fabregas në radhët e ekipit ku ka pohuar se po kërkon të mbyllë sa më shpejt këtë marrëveshje.

Në krahun tjetër dhe vetë lojtari spanjoll ka deklaruar se kërkon të ndryshojë ambient dhe shpreson se skuadra e tij e ardhshme të jetë pikërisht Barcelona.

r.b/NOA

KOMENTE