English

Bashkimi Evropian: Shqipëria, progres real në fushën e transportit

Komisioneri i Bashkimit Europian per Transportin, z. Sim Kallas vlerëson me nota pozitive progresin e Shqipërisë në fushën e transportit

Lajpcig, Gjermani 3 Qershor 2010 NOA - Komisioneri i Bashkimit Europian për Transportin, z. Sim Kallas vleresoi pozitivisht progresin që Shqipëria ka bërë përsa i përket reformave në fushën e transportit. Këto vlerësime z.Kallas i bëri gjatë takimit që zhvilloi me ministrin Olldashi në Lajpcig, të Gjermanisë, ku ishin të ftuar në Forumin Ndërkombëtar të Transportit.

Gjatë takimit, ministri Olldashi kërkoi mbështetjen e z. Kallas për ngritjen e selisë së Traktatit të Komunitetit të Transportit për Europën Juglindore, në Tiranë.

Një pikë e rëndësishme e takimit/bisedimeve ishte dhe kërkesa që marrëveshja për njohjen e lejeve të drejtimit të automjeteve me Italinë, të shtrihej në nivel komunitar, me qëllim eliminimin e bisedimeve bilaterale me secilin shtet për këtë çështje.

Z. Kallas u angazhua që të shqyrtonte hapësirat ligjore që ky proces të realizohet.

Gjithashtu komisioneri i Bashkimit Europian për Transportin z. Kallas përshëndeti politikën e ndjekur nga qeveria shqiptare në qarkullimin e lirë të njerëzve dhe mallrave, si një nga komponentët kryesor në procesin e integrimit dhe zhvillimit të ekonomisë së Shqipërisë, si dhe vlerësoj rolin pozitiv të Shqipërisë në rajon.

Ministri Olldashi u takua me komisionerin e Bashkimit Europian për Transportin z.Sim Kallas gjatë Forumit Ndërkombëtar të Transportit të mbajtur në Leipzig, të Gjermanisë, ku ishin të ftuar ministrat e transportit, biznesmenë, investitorë dhe shkencëtarë nga e gjithë bota.

Forumi Ndërkombëtar i Transportit është një aktivitet i përvitshëm, tema e trajtuar këtë vit ishte inovaconi dhe gjetja e burimeve alternative të transportit, si pasojë e zvogëlimit të resurseve natyrore.

Shumë nga të pranishmit paraqitën alternativa të reja në ketë fushë ndër të cilat përmendim avionët më panele diellore etj.

r.n/NOA

KOMENTE