English

Berisha opozitës: Po me Pezën ç’kishit?

Tiranë, 3 Qershor, NOA – “Po me Pezën ç’kishit? Në vend që të më uronit për vlerësimin që po bëja, m’u vutë kundër”.

Kështu u është drejtuar deputetëve të majtë, kryeministri Berisha gjatë seancës së sotme plenare, duke iu referuar vendimit për kalimin në varësi të ministrisë së Kulturës të shtëpisë muze në Pezë, duke u dhënë më pas edhe porosinë që të mos e vendosin “anti-berishizmin” në qendër të veprimtarisë së tyre opozitare.

“Nuk ka gjë më të ulët sesa vendosja e anti-berishizmit në qendër të opozitarizmit. Ju duhet të përdorni të gjitha mjetet kundër kundërshtarit, por jo që ta shpallni atë armik”, tha ai duke iu referuar vetes.

“Ja ku po ju çon ju anti-berishizmi , por shtëpia e Pezës o mbetet muze ajo, ua them unë.

U vërsulët të tërë kundër meje, në vend që të më përgëzonit”, iu tha Berisha më pas deputetëve.

Ndërsa lidhur me konceptin që ai e cilësoi si “anti-berishizëm”, tha se “nuk duhet të vendoset si parim i veprimtarisë së opozitës”.

n.e/NOA

KOMENTE