Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Rrjete Kreditimi Për Iniciativat Vendimmarrëse Të Grave
English

Berisha: Rrjete Kreditimi Për Iniciativat Vendimmarrëse Të Grave

TIRANË, 3 Qershor/ ATSH-Erla Gjikolli/- Qeveria po angazhohet që së shpejti të krijojë rrjete kreditimi të veçanta për mbështetjen e grave dhe vajzave në iniciativat e tyre vendimmarrëse, deklaroi Kryeministri Sali Berisha, në fillimin e Konferencës dy ditore Kombëtare "Sfida ndaj Stereotipeve Gjinore", e cila do të vlerësojë dhe rishikojë Strategjinë Kombëtare për Barazinë Gjinore dhe Shanset e Barabarta. Duke përshëndetur qëllimin e këtij aktiviteti, Kryeministri e cilësoi Barazinë Gjinore si një çështje themelore e shoqërive dhe mbarë qytetërimit të sotëm. "Është kushti i të gjitha kushteve për një shoqëri të emancipuar, për një zhvillim të vërtetë social dhe për një shfrytëzim më të madh të potencialit njerëzor", vlerësoi z.Berisha, duke theksuar se lufta me stereotipet gjinore është një betejë permanente për zhvillimin e mbarë shoqërisë dhe vendit. Sipas kreut të qeverisë, Shqipëria ka sot një kuadër të mirë ligjor që garanton Barazinë e plotë Gjinore dhe është ndër të paktat vende që ka miratuar Ligjin Kundër Diskriminimit. Duke vlerësuar rolin e kontributin e grave dhe vajzave në shoqëri, Kryeministri vlerësoi se në të gjithë sektorët jetikë të vendit gratë dhe vajzat janë shumicë, sepse ato janë shumicë edhe në shoqëri. Sot në administratën e vendit dhe universitete dominojnë vajzat dhe gratë dhe në tërësi janë luftuar me sukses pasojat e stereotipeve, veçoi Kryeministri, duke shtuar se "duhet të pranojmë se gratë janë ende viktima të padrejtësive dhe agresioneve, të cilat mbartin në vete stereotipe të trashëguara, që duhet të parandalohen me reforma intensive". Kreu i Qeverisë vuri në dukje se të ardhurat e grave në familjet e tyre janë rreth 35 për qind më të ulta se të burrave. Në asnjë bordero nuk është shkruar askund që mes gjinive të ketë diferenca në paga, tha Berisha, "por realiteti është se burrat kanë epërsi në poste drejtuese, madje edhe në biznese". Për këtë, Berisha bëri të ditur se "shumë shpejt do të ngrihen rrjete kreditimi vetëm për gratë", duke iu bërë thirrje bankave ta shohin me seriozitet nismën e Qeverisë, madje edhe nëse duan që të kenë sa më pak kredi toksike, le t'ia japin këto kredi grave. Në lidhje me rritjen e numrit të grave në vendimmarrje, Kryeministri vlerësoi ecurinë e administrimit të zgjedhjeve të 28 qershorit, ku gratë "sollën më shumë moralitet". Berisha cilësoi se dhuna ndaj vajzave dhe grave në familje është e papranueshme dhe e dënueshme. Ky fenomen, tha Kryeministri, "nuk është zvogëluar, por përmes një pune të shkëlqyer të shoqërisë civile, agjencive të zbatimit të ligjit, Ministrisë së Punës, denoncimet për raste të dhunës po rriten". Për eliminimin e dhunës dhe krimit në familje, Berisha garantoi se "Qeveria do të marrë çdo masë dhe do të angazhohet në ashpërsimin e mëtejshmë të ligjeve". "Disa vite më parë, krimi në familje pothuajse gjykohej sipas rregullave të keqinterpretuara të Kanunit, por sot ky realitet ka ndryshuar, ky kapitull është mbyllur", deklaroi Kryeministri Berisha./s.s./
KOMENTE