Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bosch: Të përmirësohet ligji për barazinë gjinore
English

Bosch: Të përmirësohet ligji për barazinë gjinore

Tiranë, 3 Qershor, NOA Update – “Roli i gruas në shoqëri është shumë më i madh, në tre sektorë është më i përhapur roli i gruas, në ekonomi, administratë, pa harruar edhe rolin e saj të pazëvendësueshëm në familje, prandaj asaj duhet t’i jeper prioritet”.

Kështu është shprehur gjatë fjalës së mbajtur në konferencën “Përballja me stereotipet gjinore”, ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Robert Bosch.

“Paraqitet nevoja për përmirësimin e ligjit për barazinë gjinore”, është shprehur më tej ai lidhur me këtë koncept, duke pohuar se numri i grave që janë pjesë e politikës, duhet të rritet edhe më shumë.

Kjo edhe pse sipas tij, megjithëse ka një përmirësim të dukshëm lidhur me këtë tregues, sërish ka vend për ndryshime dhe rritje të përfaqësimit të grave në politikë, në tërësi.

n.e/NOA

KOMENTE