Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bushati: Shtyrja e rezolutës së PE, mundësi reflektimi për Berishën
English

Bushati: Shtyrja e rezolutës së PE, mundësi reflektimi për Berishën

Tiranë, 3 qershor, NOA – Partia Socialiste ka akuzuar sot Kryeministrin Berisha se për hir të pushtetit po sakrifikon liberalizimin e vizave.

Deputeti i PS-së, Ditmir Bushati, në një konferencë për mediat, duke përshëndetur deklaratën e Samitit të Sarajevës, theksoi se mesazhet e ndërkombëtarëve duhet të merren me seriozitet nga Kryeministri Berisha.

Bushati theksoi se shtyrja e miratimit të rezolutës për Shqipërinë nga Parlamenti Europian është një shas i mirë për Kryeministrin Berisha që të reflektojë.

“Ne e konsiderojmë shtyrjen e miratimit të Rezolutës së Parlamentit Europian, për ecurinë e progresit të Shqipërisë, si një shans të dytë për reflektim që po i jepet kryeministrit. Shpresojmë që ai të dijë ta shfrytëzojë këtë shans duke bërë hapa konkrete drejt kompromisit që garanton transparencën kushtetuese të zgjedhjeve të 28 qershorit”, tha ai.

Bushati theksoi se Partia Socialiste nga ana e saj i ka bërë të gjitha lëshimet e mundshme për t’i dhënë një zgjidhje pozitive krizës në vend.

Nga ana tjetër deputeti i PS-së falënderoi gjithë ndërkombëtarët për mbështetjen e pakufishme që po japin për vizat.

“Ne falenderojmë partnerët europiane për mbështetjen e posaçme që po i japin procesit të liberalizimit të vizave dhe procesit të kandidimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, por shprehim shqetësimin tonë për pengesat që po i vë këtij procesi në vijimësi zoti Berisha”, u shpreh Bushati.

m.xh/NOA

KOMENTE