Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dako : Një Ambjent I Pastër, Me Një Jetë Të Pasur Artistike Për Një Seson Të Sukseshëm Veror
English

Dako : Një Ambjent I Pastër, Me Një Jetë Të Pasur Artistike Për Një Seson Të Sukseshëm Veror

TIRANË, 3 Qershor /ATSH- Mira Shkurta/. - Një ambient i pastër, komod, me një jetë të pasur artistike për të gjithë vizitorët që do të frekuentojnë plazhin e Durrësit, është synimi i bashkisë së Durrësit gjatë këtij sezoni veror. Shërbimi i ofruar, investimet në infrastrukturë, jeta e pasur kulturore, hapja e të gjitha siteve arkeologjike, garantimi i një rendi të sigurtë, ishin disa nga prioritetet që kryetari i bashkisë së Durrësit, Vangjel Dako, renditi të rëndësishme në shtimin e numrit të turistëve që do të frekuentojnë gjatë këtij sezoni veror qytetin bregdetar. Në një intervistë për ATSH-në, kryebashkiaku i Durrësit renditi si një ndër projektet e institucionit që ai drejton, krijimin e një ambienti të pastër për pushuesit që do të vizitojnë qytetin bregdetar të Durrësit, qendra më e madhe e pushimit veror në Shqipëri. "Janë planifikuar disa masa, duke filluar nga pastrimi i rërës, plugimi dhe dezinfektimi, largimi i mbeturinave dhe leshterikëve të grumbulluara gjatë dimrit, si dhe investimet në infrastrukturë buzë plazhit, me një vlerë rreth 80 milionë lekë, pa lënë mënjanë edhe sistemimet e të gjitha shtëpive të banimit, të cilat kthehen në ambiente për pushuesit gjatë sezonit veror, kryesisht për vizitorët nga Kosova", tha Dako. Sipas tij, me fillimin e këtij sezoni ka përfunduar pastrimi i rërës, dhe sot çdo pushues është komod në plazhin e Durrësit. Gjithashtu, vuri në dukje Dako, është përmirësuar ndjeshëm furnizimi me energji elektrike, ndërkohë që le për të dëshiruar furnizimi me ujë të pijshëm. Për të patur një sezon të sukseshëm veror, Dako vlerësoi të rëndësishëm edhe interesin e biznesit, nga krijimi i kushteve me te nevojshme, deri ne argëtimin e pushuesve, pasi turizmi është ndër burimet kryesore për të ardhurat e biznesit, dhe është në të mirë të dy palëve bashkëpunimi biznes- pushteti vendor, nënvizoi ai. Numri i vizitorëve që do të frekuentojnë qytetin bregdetar, për Dakon lidhet edhe me sigurinë që do t'u ofrohet, ndërkohë që me hapjen e tunelit Thirrë-Kalimash, në autostradën Durrës-Kukës-Morin, sipas tij, ka patur një fluks të madh vizitorësh nga Kosova, me shpresën që këtë vit, ky fluks të vijë në rritje . Shërbimi që do t'i ofrohet vizitorëve, numri i të cilëve mendohet se do të arrijë në 400 mijë të tillë, sipas kryetarit të Bashkisë së Durrësit, këtë vit do të jetë më i mirë se vitin që lamë pas, jeta kulturore do të jetë më e pasur, pa lënë mënjanë edhe vizitat në zonat arkeologjike, për të cilën Dako u shpreh se janë mirëmbajtur dhe restauruar . Durrësi është një nga kryeqendrat e kulturës, veçanërisht gjatë sezonit veror, me një program të ngjeshur aktivitetesh gjatë kësaj periudhe, ku çdo ditë në shëtitoren "Taulantia" do të ketë një koncert. Por ajo që do të kulmojë do të jetë "nata e bardhë", e 14 gushtit, kur do të zhvillohet edhe edicioni i tretë i festivalit të filmit ndërkombëtar si dhe shumë aktivitete të tjera./s.s./
KOMENTE