Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Denoncimi i emigrantit Edmond Arapi: Më akuzojnë për vrasje që s’e kam bërë
English

Denoncimi i emigrantit Edmond Arapi: Më akuzojnë për vrasje që s’e kam bërë

Britani e Madhe, arrestohet shqiptari për vrasje të ndodhur në Itali. Pohimi publik: Më akuzojnë për diçka që nuk e kam bërë. Dhe rrëfimi: Familja ime po vuan një akuzë të padrejtë

Britani e Madhe, 3 Qershor NOA - Një baba shqiptar i cili jetonte prej kohësh në Britaninë e Madhe, është duke u përballur me një akuzë tepër të rëndë për vrasje dhe kjo e dhënë nga një gjykatë në Itali, e cila e akuzon shqiptarin për vrasjen e Castillo Marcello që u godit me thikë për vdekje, në Genoa të Italisë, në tetor të vitit 2004.

Për këtë arsye gjykata e ka dënuar atë me 16 vite heqje lirie. Në krahun tjetër “Fair Trials International”, e cila po luan rolin e mbrojtësit ligjor të shqiptarit 29 vjeçar ka pohuar se ai nuk është larguar asnjëherë nga Mbretëria e bashkuar në harkun e viteve 2000 – 2006. ata gjithashtu kanë shtuar se gjykata duhet të ketë dhënë një vendim të gabuar në bazë të identitet të cilin mund ta kenë ngatërruar.

Vetë shefi ekzekutiv Jago Russell pohoi se familja e Z. Arapi që ju shihni dhe në foto, po përjeton momente ankthi dhe tepër të hidhura si rrjedhojë e kësaj akuze të padrejtë.

Edmond Arapi, është një kuzhinier në Staffordshire. Ai është i martuar dhe ka tre fëmijë, dy vajza, Sarina dhe Maria, respektivisht nga 3 dhe 7 vjeç dhe një djalë të porsalindur. Dënimi për të u dha nga gjykata italiane në vitin 2006.

“Padrejtësia në këtë rast flet vetë pasi unë mund të provoj 100%, që në momentin e krimit, kam qenë në punën time”, - deklaroi Z. Arapi.

Edmond Arapi u arrestua në qershor të vitit të kaluar në “Gatwick Airport on” (Aeroporti i Londrës) dhe kjo teksa kthehej nga një muaj pushimi në vendlindjen e tij në Shqipëri ku ishte së bashku me gruan e tij Georgina.

“Është me të vërtetë një situatë tepër e vështirë si për mua ashtu dhe për familjen time. Jam dënuar në një vend që e njoh shumë pak dhe për diçka të cilën nuk e kam bërë. Kam një vit që nuk ndihmoj dot familjen time dhe për më tepër në një situatë kur bashkëshortja ime sapo ka lindur një djalë. I jam lutur autoriteteve britanike dhe atyre italiane që t’i japin fund këtij tmerri dhe të më lejojnë të jetoj në paqe”, - këto ishin fjalët e shqiptarit i cili siç pohon dhe vetë po kalon një periudhë tmerri për diçka të cilën nuk e ka kryer.

r.b/NOA

KOMENTE