Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Drejtori I Përgjithshëm I Atsh, Artur Zheji, Nënshkruan Një Marrëveshje Bashkëpunimi Me Radio Televizionin E Vatikanit
English

Drejtori I Përgjithshëm I Atsh, Artur Zheji, Nënshkruan Një Marrëveshje Bashkëpunimi Me Radio Televizionin E Vatikanit

TIRANE, 3 Qershor/ATSH/.-Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Telegrafike Shqiptare, zoti Artur Zheji, nënshkroi në shtetin e Vatikanit, një marrëveshje bashkepunimi mes Agjencisë Telegrafike Shqiptare dhe Radio Televizionit të Vatikanit. Zoti Zheji, i cili shoqërohej nga Ambasadori i Shqipërise në shtetin e Vatikanit, Rok Logu, u prit në ambientet e Radio-Televizionit të Vatikanit nga Drejtori i Pergjithshëm i këtij institucioni, zoti Frederico Lombardi. Ndër të tjera në marrëveshjen e nënshkruar përcaktohet se ATSH mund të transmetojë në faqen e saj të internetit edicionet informative audio të Radio Vatikanit, ndërkohë që kjo e fundit, do të marrë nga ATSH lajmet ditore në gjuhën shqipe. Gjatë bisedimeve u theksua se kjo marreveshje do të pasohet nga hartimi i një promemorjeje, në të cilën do të përcaktohen fusha më të gjera bashkepunimi. Radio Vatikani transmeton çdo ditë në 34 gjuhë të botës./s.s./
KOMENTE