Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Eagle Mobile Mbyll Fushatën Kombëtare Një Me Natyrën Në Kamëz
English

Eagle Mobile Mbyll Fushatën Kombëtare "Një Me Natyrën" Në Kamëz

TIRANE, 3 Qershor/ATSH-A.Gjonaj/- Fushata kombëtare "Një me Natyrën", e iniciuar nga Eagle Mobile dhe e mbështetur nga Ministria e Arsimit dhe ajo e Mjedisit, është përmbyllur në qytetin e Kamzës. Drejtori i Përgjithshëm i Eagle Mobile, Ali Taskin, Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Myqerem Tafaj, Ministri i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Fatmir Mediu dhe kryetari i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu, së bashku me 250 nxënës të shkollës së mesme "Ibrahim Rugova", kanë marrë pjesë në aksionin e pastrimit të rrugëve të Kamzës. Aksioni ka nisur nga shkolla e mesme "Ibrahim Rugova" dhe më pas është shtrirë edhe në zona të tjera të qytetit. Drejtori i Përgjithshëm i Eagle Mobile, Ali Taskin, tha se "për Eagle Mobile viti 2010 është viti i mjedisit dhe ne jemi shumë të gëzuar që ndërmarrim projekte te tilla. Jemi të lumtur që kemi mbështetjen e Ministrisë së Arsimit dhe Ministrisë së Mjedisit, gjithashtu jemi dyfish të lumtur që në këtë nisme kemi mbështetjen e gjithë këtyre të rinjve që janë e ardhmja e vendit". Taskin shtoi se Shqipëria do të ishte me e bukur dhe e zhvilluar nëse të gjithë se bashku do të kujdesen për mjedisin. "Pavarësisht se bashkëpunimi me dy ministritë u mbyll me aktivitetin e Kamzës, Eagle Mobile do të vazhdojë fushatën ditën e shtunë në Pogradec, ku stafi yne do të japë kontributin e vet personal në pastrimin e mjedisit", tha ai. Ndërsa ministri i Mjedisit Mediu, tha se "dita e shtunë është dita ndërkombëtare e mjedisit dhe dita e përfundimit të fushatës së nisur nga Eagle Mobile, por mjedisi nuk do të mbarojë me një fushatë. Ne duhet ta kthejmë atë në çështje të koshiencës sonë personale". Mediu ka falënderuar në mënyrë të veçantë Eagle Mobile dhe nxënësit e shkollës "Ibrahim Rugova" për mbështetjen e kësaj iniciative për të ecur në rrugë të përbashkët për mbrojtjen e mjedisit". Ndërkohë, ministri i Arsimit, Tafaj, duke falënderuar kompaninë celulare Eagle Mobile për iniciativën dhe marrëveshjen me dy ministritë, tha se "edukimi mjedisor zë një vend të rëndësishëm në programin shkollor mësimor. Ftoj nxënësit të zhvillojnë sa më shumë aktivitete të tilla në mbrojtje të mjedisit dhe gjithashtu ftoj biznese të tjera të përkrahin nisma të kësaj natyre". Kamza ka qenë ndalesa e fundit e një turi të gjatë që Eagle Mobile ndërmori me nxënës të shkollave të mesme dhe zyrtarë të mjedisit në Durrës, Vlorë, Lezhë, Kukës dhe Tiranë. Mëse 3000 nxënës janë përfshirë në nismë në shkallë vendi duke u bërë një shembull për të gjithë qytetarët. Por, ky nuk është aktiviteti i fundit për Eagle Mobile në këtë fushatë. Drejtuesit e kompanisë do të jenë së bashku më 5 qershor në qytetin e Pogradecit, për të dhënë personalisht ndihmesën dhe shembullin qytetar në pastrimin e mjedisit. Eagle Mobile ka shpallur vitin 2010 "Viti i Mjedisit" dhe krahas kësaj, janë ndërmarrë projekte të ndryshme si, mbjellje pemësh në ambientet publike, restaurim parqesh, krijimi i parqeve të lojërave për fëmijë dhe fushata sensibilizimi. /a.ke/
KOMENTE