English

Edi Paloka: Marrëveshja, shansi i Ramës për të dalë nga greva

Tiranë, 3 Qershor, NOA – “I vetmi shans që iu dha Edi Ramës nga ajo marrëveshje ishte dalja nga një rrugë ku u fut me kokë dhe nuk dinte të dilte dhe kur mbeti aty në fund, kërkonte marrëveshje që nuk ekzistonin”.

Kështu është shprehur deputeti demokrat Edi Paloka, në fjalën e tij të mbajtur në seancën e sotme plenare, gjatë 60-minutëshit të përcaktuar si kohë e diskutimit të lirë.

Duke iu referuar grevës së urisë të socialistëve, ai tha se ajo ishte një dështim i plotë i kryesocialistit Rama, i cili kur e kuptoi këtë, nuk dinte si ta shmangte turpin dhe spiku marrëveshjen me mazhorancën.

Prandaj, sipas tij, Rama nuk duhet të caktojë ultimatume, se nuk i takon të flasë për këtë.

“Ata na kërkojnë neve që të jemi parimorë se po pengojmë vendin për t’u integruar, por këtë e kanë bërë vetë”, tha më pas deputeti i mazhorancës, duke iu referuar përfaqësuesve të opozitës, të cilët sipas tij, po shpikin mënyra nga më të ndryshmet për ta penguar rrugën e integrimit të vendit drejt Bashkimit Evropian.

n.e/NOA

KOMENTE