English

Egjipt - Lidhja Arabe: Do Të Heqim Bllokadën Në Gaza Me Të Gjitha Mjetet E Nevojshme

KAJRO, 3 qershor /ATSH-AFP/ - Ministrat arabë të Punëve të Jashtme vendosën në kuadër të një takimi të jashtëzakonshëm që u zhvillua dje në mbrëmje në Kajro për të hequr bllokadën izraelite të vendosur në Rripin e Gazës me të gjitha mjetet e nevojshme, njoftoi sekretari i përgjithshëm i Lidhjes Arabe, Amr Moussa. Në kuadër të një takimi që zgjati më shumë se pesë orë, Moussa konfirmoi në një konferencë shtypi që Këshilli ministerial i Lidhjes Arabe vendosi të heqë bllokadën izraelite me të gjitha mjetet. ''Ministrat përshëndetën vendimin egjiptian për hapjen e terminalit të Rafah për një kohëzgjatje të pacaktuar'', theksoi Moussa. Ky takim i jashtëzakonshëm u mbajt për të arritur një përgjigje kolektive pas sulmit të përgjakshëm ndërmarrë nga Izraeli kundër një flotilje propalestineze. Moussa konfirmoi se ministrat ngarkuan grupin arab në OKB për të kërkuar në koordinim me Turqinë një takim nga Këshilli i Sigurimit për miratimin e një rezolute që detyron Izraelin të heqë menjëherë bllokadën në Gaza./ /ec/ a.jor.
KOMENTE