Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Femrat e ekranit, modele për një natë të vetme
English

Femrat e ekranit, modele për një natë të vetme

Të njohurat e ekranit, nën tinguj e “Carmenit” modern, me një performancë baleti e mbi një pasarelë gjigante u zhvillua sfilata e veshjeve të nusërisë

Fotot: NOA/LSA

Tiranë, 4 Qershor 2010 NOA – Mbrëmja që kaloi, ishte vërtet e veçantë për femrat që deri dje ishim mësuar t’i shihnim në ekran në role nga më të ndryshmet. Sepse këtë natë i pamë krejt ndryshe. Siç do të dalloni dhe duke hyrë te Galeria, janë pikërisht ato, që mund t’i keni parë të këndojnë, kërcejnë apo aktrojnë. Por këtë herë, të veshura me të bardha teksa sfilojnë në një pasarelë.

Evenimenti u zhvilua në hotel “Sheraton”, në sfilatën e përvitshme të veshjeve të nusërisë organizuar nga “Geraldina Sposa”.

Tashmë sfilata e fillim verës është bërë tradita e Tiranës, eventi që mund të shijohet nga të gjithë. Tanimë jo më thjesht si një sfilatë por edhe si një show, brenda të cilit të gjithë elementet që ndërtojnë një spektakël ishin marrë po aq seriozisht sa edhe fustanet që do të parakalojnë sot mbi pasarela.

Sfilata nisi me një element të mirëmenduar koreografik nga Enada Hoxha dhe Gerti Vaso. Ishin ata që duke rindërtuar në miniaturë dasmën e tyre, i hapën udhë vërshimit të 12 vajzave modele që ishin përzgjedhur për këtë natë për të prezantuar jo pak por plot 80 fustane të koleksioneve të reja të “Geraldina Sposes”.

Spikatën vajzat e njohura nga spektaklet e bukurisë, nga kurorat dhe titujt që kanë fituar, nga programet që kanë prezantuar.

Ishin Linda Poda, Irsa Demneri, Orinda Huta, Matilda Meçini, Enxhi Kmenica, Sauada Sherifi, Xhesika Berberi etj. vajzat që komunikuan sërish me publikun për t’u përcjellë modën më të fundit të nusërimit.

Muzika që i shoqëroi është një spektakl më vete. Trendi më i fundit që po përdoret si kolona zanore e të tilla sfilatave në botë, “Carmen” i sjellë në një version tejet modern, shartuar me tinguj arabë… nën talentin e Dj Raver Tonit që kishte marrë përsipër të ndiqte në muzikë gjithë hapat e nuseve të kësaj nate.

i.t/r.n/NOA

KOMENTE