Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Fushata kombëtare “Eagle Mobile - një me natyrën” përmbyllet në Kamëz!
English

Fushata kombëtare “Eagle Mobile - një me natyrën” përmbyllet në Kamëz!

English Version Below

Tiranë, 3 Qershor 2010 NOA Update/ Përmbledhje - Fushata kombëtare “Një me Natyrën” e iniciuar nga Eagle Mobile dhe e mbështetur nga Ministria e Arsimit dhe ajo e Mjedisit, është përmbyllur në qytetin e Kamzës. Drejtori i Përgjithshëm i Eagle Mobile z. Ali Taskin, Ministri i Arsimit dhe Shkencës z. Myqerem Tafaj, Ministri i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave z. Fatmir Mediu dhe kryetari i Bashkisë së Kamzës z. Xhelal Mziu, së bashku me 250 nxënës të shkollës së mesme “Ibrahim Rugova” kanë marrë pjesë në aksionin e pastrimit të rrugëve të Kamzës.

Aksioni ka nisur nga shkolla e mesme “Ibrahim Rugova” dhe më pas është shtrirë dhe në zona të tjera të qytetit.

Drejtori i Përgjithshëm i Eagle Mobile z. Ali Taskin tha se “Për Eagle Mobile viti 2010 është viti i mjedisit dhe ne jemi shumë të gëzuar që ndërmarrim projekte te tilla. Jemi të lumtur që kemi mbështetjen e Ministrisë së Arsimit dhe Ministrisë së Mjedisit, gjithashtu jemi dyfish të lumtur që në këtë nisme kemi mbështetjen e gjithë këtyre të rinjve që janë e ardhmja e vendit”. Taskin shtoi se Shqipëria do të ishte me e bukur dhe e zhvilluar nëse të gjithë se bashku do të kujdesen për mjedisin.

“Pavarësisht se bashkëpunimi me dy ministritë u mbyll me aktivitetin e Kamzës, Eagle Mobile do të vazhdojë fushatën ditën e shtunë në Pogradec, ku stafi jonë do të japë kontributin e vet personal në pastrimin e mjedisit”, ka përfunduar Taskin.

Z. Taskin falënderoi ministrat Tafaj dhe Mediu si dhe stafet e tyre për ndihmesën e dhënë në ndërmarrjen dhe përmbylljen me sukses të kësaj nisme.

Ndërsa Ministri i Mjedisit Mediu tha se “dita e shtunë është dita ndërkombëtare e mjedisit dhe dita e përfundimit të fushatës së nisur nga Eagle Mobile, por mjedisit nuk do të mbarojë me një fushatë. Ne duhet ta kthejmë atë në çështje të koshiencës sonë personale.

Mediu ka falënderuar në mënyrë të veçantë Eagle Mobile dhe nxënësit e shkollës Ibrahim Rugova për mbështetjen e kësaj iniciative për të ecur në rrugë të përbashkët për mbrojtjen e mjedisit”.

Ndërkohë Ministri i Arsimit Tafaj duke falënderuar kompaninë celulare Eagle Mobile për iniciativën dhe marrëveshjen me dy ministritë, shtoi se edukimi mjedisor zë një vend të rëndësishëm në programin shkollor mësimor.

“Ftoj nxënësit të zhvillojnë sa më shumë aktivitete të tilla në mbrojtje të mjedisit dhe gjithashtu ftoj biznese të tjera të përkrahin nisma të kësaj natyre”, ka përfunduar Tafaj.

Nisma e Eagle Mobile u përqafua dhe në Vlorë, Lezhë, etj.

Më shumë mbi risitë e Eagle Mobile gjeni duke klikuar në spotin e saj publicitar tek NOA, në krye të këtij lajmi.

r.n/NOA -

Foto të tjera, te Galeria

English Version

KOMENTE