Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
I vetëm, me një trëndafil në brez
English

I vetëm, me një trëndafil në brez

Mos e paça gojën helm, por këtë tendence te tij per te denigruar dhe mos i konsideruar ata qe e rrethojnë, siç e beri me ata qe i besuan për lanc politik, sic po e demonstron per qytetarët shqiptarë, do ta beje shume shpejt dhe me ju. Deri tani ka arritur t’ju ulë entuziazmin e të besuarit se politika dhe politikane te përgjegjshëm e bëjnë ndryshimin pavarësisht ne kah ulen në këtë salle. politikë Sot i duheni, por nesër të jeni të sigurt që do ti kthehet variantit të posterit të tij të vjetshëm elektoral. I vetëm, me një trëndafil ndën brez

Nga Majlinda Bregu*

Ministre e Integrimit

Më vjen mirë që në këtë foltore kemi artikuluar gjate këtij viti, në fjalime e diskutime ligjesh konfirmimin e përpjekjeve tona në rrugën drejt Evropës.

Si sot nje vit më parë qytetarët shqiptarë, të gjithë ne, ishim të përfshirë në fushatë elektorale. Si sot një vit më parë rrugët e qyteteve tona në komunikimin publik të kësaj maxhorance u listuan premtimet, ato për të cilat u kërkonim shqiptarëve votën e 28 Qershorit. Edhe juve duhet t’ju kujtohet mirë se premtimi për lëvizje të lirë pa viza, ka qenë një nga premtimet kryesore të zgjedhjeve të 28 qershorit dhe une jam krenare, që kjo maxhorancë ka punuar për t’i qëndruar përmbushjes së kësaj aspirate të qartë të shqiptarëve. Sot ne themi pa frike me kenaqësi për atë që premtuam dhe ate që do të arrijmë, se 20 vjetori i rënies së murit të Berlinit, këtë vit ka për ne simboliken më të mirë për t’u festuar. Ne jemi kete vit denjësisht shqiptarë, seriozë si maxhorancë, me kembë në toke për të plotësuar detyrimet si qeveri, por dhe entuziastë që shqiptarët ia besuan ndryshimin Shqiperisë nga sistem i frikes dhe i diktatoreve të kloneve me gjemba, në vendin me qytetarë të lirë, po kësaj force politike.

Dje ky rikonfirmim i realitetit evropian te shqiptareve erdhi nga samiti i Sarajevës, nga deklarata e kryesisë së ministrave të jashtëm, ku u dha garanci për liberalizimin e vizave pa vonese dhe u theksua se "anetaresimi ne BE i te gjithe vendeve te Ballkanit Perendimor mbetet objektivi yne i perbashket". Sot në Luksemburg, komisionerja Malmstrom i qëndroi arsyetimit se vendimi për liberalizim e vizave do të merret brenda vjeshtës.

Dhë në fakt ky është ojektivi i Europës, i qeverisë, i shqiptarëve dhe ky duhet t jete motivi i vetem qe na bashkon ne te gjitheve ketu. Ju fatkeqësisht i shtrembëroni përditë deklaratat e ndërkombëtarëve. E kanë thënë të gjithë, e përsëriti edhe komisioneri Fule dhe në Sarajevë. Kutia e Ramës s’ka lidhje me vizat. Se fatmirësisht evropianët s’e kanë mendjne tek kutia e Ramës.

Pas zgjedhjeve te veres se vjetshme e deri në vendimin e 16 nëntorit të ministrave të jashtëm të BE, qe i hapi rrugë procedimit të anëtarësimit të Shqiperisë në BE, pikëpyetja ishte e madhe. Por çertifikimi i realitetit evropian të shqiptarëve, duhej të kishte qetësuar njehere e mire ata të dëshëpëruarit. Në fund të fundit, i fituar dilte vendi. Dhe pa idealizma te cilat juve pragmatisteve te majte ju bezdisin, kushdo i edukuar politikisht e jo i zilepsuar dhe në marri do ta kishte përqafuar kete moment per te treguar se eshte i pergjegjshem politikisht e se nuk mund te dalesh kunder interesave te qytetareve. Nuk do t’i hyj per te mos perseritur veten e koleget e mi, arsyetimit se pse ju te nderuar kolege, nuk u kenaqet po aq sa shqiptaret, dhe nuk po gjeni rehat per asnjë vendim te mire ku Shqiperia perfiton, por nuk mund te mos ju them qe cfaredo te thote drejtuesi i grupit tuaj e me kedo ta lidhe ceshtjen e liberalizimit te vizave te shqipaterve kete vit, e qarte per shqiptaret si dita e mire sot, është fakti se të paktën në procesin më të madh për shqiptarët, shoku Rama, nuk mund të pretendojë as edhe nje kontribut të vogël.

Pas rrethi nje viti ftese nga kjo maxhorance per te kontribuar me misionin qe ua njeh kushtetuta dhe ligji, pas konfirmimit per realizimin dhe progresin shume te mire ne përmbushjen e detyrimeve te roadmap, nga institucionet e BE, pas te gjithe vizitave te misioneve ne terren, pas leters derguar nga organizata joqeveritare evropiane komisionit per te përshpejtuar keet proces per qytetaret shqiptar, pas letres se 13 minsitrave te jashtem evropiane, dhe deklarates e shumëpritur nga komisionerja Mallstrom, me ne fund tek presidenti Barroso mberrin dhe letra e atdhetarit opozitar Rama, ne variantin te cilin ne e përdorim perditesisht “ m ka çuar mami të laj gojën”,,

Dhe atdhetari opozitar Rama pret qe qytetaret t ia dijne fort per nder kete sherbim te larte qe i ka bere atdheut, si kofini pas te vjeli?!

Nuk besoj zotërinj, por besoj qe klasifikimin si qesharak Rama e ka fituar,perdite artikulon çudira e klasifikojnë përveçse si një individ të rënduar emocionalisht, edhe te paedukuar me ligj, pakt e rend.

Sot ne kemi Një kryetar opozite që thotë “nuk jam politikan”, “nuk pranoj ta zbatoj këtë ligj”, dhe po i njëjti person që herë tenton të prezantojë veten si politikan populist, herë si qytetar i pakënaqur nga politika, herë jep ultimatume për të zgjidhur krizën, pastaj kërkon leje ndërkombëtarisht që kriza e tij të mos merret parasysh. Paskerka pasur te drejte kur thoshte rendom vjet që s’është politikan, por menduam që të paktën një herë të vetme, do të edukohej të dashuronte atë që bënte!

Na zhgënjeu edhe këtë herë. Thamë se po arsyetonte ftohtë, por arsyja eshte racionale dhe jo per irracionalet.

Do t’ju lutesha kolegë opozitarë, të mos i bënit fresk sepse do të klasifikoheshit si demagogë të orkestruar nga vetmia e një individi i cili fitoren e tij e sheh si zi per te tjeret.

Mos e paça gojën helm, por këtë tendence te tij per te denigruar dhe mos i konsideruar ata qe e rrethojnë, siç e beri me ata qe i besuan për lanc politik, sic po e demonstron per qytetarët shqiptarë, do ta beje shume shpejt dhe me ju. Deri tani ka arritur t’ju ulë entuziazmin e të besuarit se politika dhe politikane te përgjegjshëm e bëjnë ndryshimin pavarësisht ne kah ulen në këtë salle. politikë Sot i duheni, por nesër të jeni të sigurt që do ti kthehet variantit të posterit të tij të vjetshëm elektoral. I vetëm, me një trëndafil ndën brez.

(*) Fjala e mbajtur në Kuvend, 3 Qershor 2010

KOMENTE