English

Incidenti në Gaza, niset një tjetër anije ndërkombëtare ndihmash

Gaza, 3 Qershor, NOA – Pas incidentit të ndodhur para pak ditësh në Rripin e Gazas, ku flota izraelite hapi zjarr ndaj një anije ndërkombëtare ndihmash, një tjetër e tillë mësohet se është nisur sërish drejt rajonit të nxehtë në Lindjen e Mesme.

Bëhet fjalë për anijen irlandeze “Rachel Corrie”, e cila besohet se ka 11 pasagjerë në bord dhe tenton të çajë bllokadën izraelite.

Por Izraeli ka këmbëngulur se edhe kjo anije nuk do të lejohet të hyjë në Rripin e Gazas, ndërsa ata që janë në bord thonë se anija mund të arrijë këtë fundjavë.

Ndërkohë që bëhet me dijeni se 10 mijë ton ndihmë nga flota “Çlironi Gazën” kanë mbetur në kufirin midis Izarelit dhe Gazës.

Izraeli ka dashur të tregojë me forcë se do të lejojë kalimin e ndihmës siç kishte premtuar. n.e/NOA

KOMENTE